Monday, May 20, 2024

Liverpuli dorëzohet përballë Leicester

Lexo

‘Reds’ janë mundur 1-0 në shtëpinë e skuadrës së trajnerit Rodgers

Pas ndeshjes emocionuese në Kupën e Ligës, të fituar nga Reds me penallti pas një rikthimi të pabesueshëm, Leicester dhe Liverpool rikthehen në fushë në ligë pas një jave. Këtë herë është Leicester që fiton dhe dënon Liverpoolin në -6 pikë nga lideri City. Të besuarit e Klop e nisin shumë fuqishëm sfidën, pas një çerek ore lojë, Salah kishte mundësinë e madhe për të shënuar, në dispozicion ishte një 11-metërsh, por egjiptiani u hipnotizua nga Schmeichel.

Skuadra e Klopp nuk u dorëzua në asnjë moment, por numri 1 danez u tregua I pakalueshëm përsëri me Salah, e më pas Diogo Jota është i pasaktë në fund të pjesës së parë ndërsa Manè prek traversën në fillim të pjesës së dytë. Shumë raste për Liverpool-in dhe më pas Leicester-in në minutën e 59-të me Lookman, i cili hyri vetëm tre minuta më parë dhe shënoi golin e fitores.

Ndeshja duket e bllokuar, miqtë janë të pakënaqur dhe manovra është më e ngadaltë se zakonisht, njerëzit e Rodgers mbështeten në kundërsulme. Jota kishte sërish një mundësi në minutën e 82-të, më pas Schmeichel ishte përsëri vendimtar me këmbë në gjuajtjen e Van Dijk nga distanca. Këto janë shanset e fundit dhe muri i Leicester-it qëndron deri në bilbilin e trefishtë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img