Saturday, April 27, 2024

Anri Kashiku, futbollisti që u kthye në HERO!

Lexo

“Anri Kashiku u kthye në HERO, që u sakrifikua mes dallgëve për të shpëtuar të gjallë dy të mitur; vëllain dhe shokun e tij, të dy 15 vjeç!

18-vjeçari arriti t’i shtynte me not drejt bregut djemtë pasi dallgët përmbysën pedalonin ku ata qëndronin. Mirëpo, ai vetë nuk doli dot më në sipërfaqe, për t’u gjetur më vonë i pajetë nga policia.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Bisht Pallë, Durrës, ku edhe njëherë u tregua papërgjegjshmëria e organeve dhe neglizhenca që kanë për jetët tona! Ku ndodhej roja bregdetare kur 18-vjeçari sakrifikoi jetën?

Anri Kashiku është HEROI që duhet ta njohim të gjithë, është i riu që na dha një mësim në mënyrën më të dhimbshme, është sakrifikuesi që shpëtoi dy jetë dhe frymëzoi qindra të tjerë duke na bërë të besojmë se ende ka shpresë tek njerëzimi.”, shkruan “Futboll Arena”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img