Tuesday, May 14, 2024

Armando Cungu për trajnerët e huaj: Shumë pak kanë bërë diferencën

Lexo

Trajneri i Kombëtares U19 në një lidhje direkte me Rubrika Sportive në RTSH

Kombëtarja shqiptare U-19 do të zhvillojë një grumbullim 3-ditor me një grup prej 23 lojtarësh të seleksionuar nga trajneri Armando Cungu të vitlindjes 2004. Trajneri Armando Cungu, në një lidhje direkte me emisionin “Rubrika Sportive në RTSH, në fakt, ka dhënë mendimin e tij për Superioren, për ngjarjet më të fundit, duke u fokusuar më tepër të skuadra e Vllaznisë, që ka larguar trajnerin Brdariç.

“Largimi i trajnerit? Nuk është fenomen i ri, nuk na bën çudi. Por është një thikë me dy presa, mund të rezultojë pozitiv por dhe negativ. Skuadra i është besuar Plorit, i cili ka punuar ngushtë me Brdariç, e njeh shumë mirë ambjentin aty. Mendoj se është lëvizje më e mirë se sa të vijë një trajner i huaj”.

“Trajnerët e huaj? Mund të gjejë shumë pak që kanë bërë diferencën, ose mund të them se mund të gjejë shumë që kanë bërë batërdi”.

“Vllaznia luajti mirë në minutat e para, mbrojtja e Tiranës u thye disa herë. Trajneri Shehi u tregua inteligjent, ndryshoi vendosje dhe shkoi ashtu siç duhet për Tiranën. Kam parë një Seferi në formën më të mirë, të mos them se e mundi Vllazninë i vetëm

“Nëse gjithmonë kemi rezerva për merkaton, Tirana ka bërë një merkato të goditur. Vllaznia ka javë që tregon oshilacione në lojë, që kanë sjellë këto rezultate. Nuk shikoj më një Vllazni kompakte, nuk shihet më fryma e grupit. Mungesat sigurisht që ndikojnë, por dëshira për të luajtur futboll nuk duhet të mungojë”.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img