Tre muaj më parë deklaroi largimin nga katalanasit në fund të sezonit
Xavi do të qëndrojë në pankinën e Barcelonës. Është lajmi i ditës në Spanjë, duke mbërritur në fund të një dite bisedimesh intensive mes trajnerit, drejtorit sportiv Deco dhe presidentit Laporta.
Vetë Xavi ditët e fundit kishte shprehur synimin për të vazhduar aventurën e tij, ndaj duke u tërhequr nga zgjedhja e shpallur disa javë më parë, klubi katalanas vendosi të takohej sot për të sqaruar dhe përvijuar strategjitë e ardhshme. Pak orë më parë në qendrën sportive Gamper u zhvillua takimi mes trajnerit dhe drejtorit sportiv Deco. Një takim që zgjati rreth një orë e një çerek, më pas të dy janë përshëndetur dhe u larguan nga Ciutat Deportiva, për një tjetër takim në shtëpinë e presidentit Joan Laporta.
Pikërisht aty u luajt ndeshja vendimtare: në pritje të tyre, përveç numrit një të klubit blaugrana, ishte edhe Rafa Yuste, krahu i djathtë i Laportës. Në fund mbërriti tymi i bardhë: Xavi do të respektojë kontratën dhe do të qëndrojë deri në qershor 2025, nesër Laporta do të shpjegojë në një konferencë gjithçka që ka ndodhur në këto ditët e fundit.