Saturday, May 4, 2024

Nga emocionet e Kupës në ato të Kampionatit. Superiorja luan ndeshjet e javës së 33-të në fundjavë, e shtunë dhe e dielë. Spikasin duelet Egnatia-Vllaznia dhe derbi Tirana-Partizani

Lexo

Pas spektaklit plot emocione në Kupën e Shqipërisë ku Kukësi dhe Egnatia siguruan finalen duke eliminuar Tiranën e Vllazninë, rikthehet Kategoria Superiore…. dhe rikthehet në mënyrën më drithëruese të mundshme. Vjen derbi i zjarrtë mes Tiranës dhe Partizanit, i cili në fakt përmbyll javën e 33-të të Superiores të dielën në orën 19:00,në Air Albania.

Të shtunën luhen dy ndeshjet e para me Dinamon dhe Skënderbeun që presin Laçin e Erzenin në shtëpi në orën 18:00. Vendasit shpresojnë për një ndalesë të Tiranës në derbi në mënyrë që ta parakalojnë në garën për vendin e 4-të. Kurbinasit kërkojnë të mbeten në zonën e qetë,jashtë Play-Out, ndërsa shijakasit kanë mundësinë e fundit për të shpresuar te mbijetesa.

Të dielën Egnatia dhe Vllaznia përballen sërish,por në kampionat dhe në Rrogozhinë. Shkodranët duan një “hakmarrje” të vogël për eliminimin nga Kupa ndërsa vendasit për të siguruar matematikisht edhe pozitën favorite të Final Four.

Paralelisht me ta, në orën 15:00, Kukësi pret Teutën në shtëpi. Verilindorët janë zyrtarisht të rënë nga kategoria, ndërsa durrsakët duan fitoren për të shmangur matematikisht rënien direkte e për të dalë nga zona Play-Out.

E Shtunë

Dinamo-Laçi(18:00)

Skënderbeu-Erzeni(18:00)

E Dielë

Egnatia-Vllaznia(15:00)

Kukësi-Teuta(15:00)

Tirana-Partizani(19:00)

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img