Në Gewiss Stadium, një humbje 0-1 për zikaltërit pas fitores së ndeshjes së parë: për Reds nuk mjafton penalltia e Salah
Humbje pa dhimbje për Atalantën e Berat Gjimshitit në Europa League. Mbrojtësi kuqezi edhe në këtë ndeshje të kthimit u aktivizua për 90 minuta. Në këtë çerekfinale të dytë, skuadra e Gasperinit humbi 1-0 përballë Liverpool, por falë suksesit 3-0 në ndeshjen e parë në Anfield ata kaluan në gjysmëfinale.
Në Geëiss Stadium, në pjesën e parë të kuqtë e nisën fuqishëm dhe e zhbllokuan sfidën me penalltinë e Salah (7′), më pas egjiptiani përpiu të dytin dhe Musso neutralizoi Luis Diaz dhe Szoboszlai. Në pjesën e dytë, zikaltërit e ngritën lojën, e kontrolluan pa vështirësi dhe arritën në raundin tjetër pa rrezik.