Wednesday, May 1, 2024

Leverkusen kalon pengesën West Ham, e pret Roma

Lexo

Gjermanët barazuan 1-1 me skuadrën angleze, por pas 2-0 në BayArena, kalojnë në gjysmëfinale

Roma-Bayer Leverkusen është e para gjysmëfinale e Europa League. Skuadra gjermane, e drejtuar nga Xabi Alonso barazoi 1-1 në London Stadium dhe kualifikohet falë 2-0 në ndeshjen e parë. Në fazat shumë të hershme të ndeshjes, anglezët ushtruan presion shumë të fortë, duke u përpjekur të mbyllin kundërshtarin në zonën e tij të penalltisë. Me kalimin e minutave gjërat nuk ndryshuan dhe në minutën e 13-të vendasit shënuan: një gjuajtje në distancë nga Boëen, një dalje e gabuar nga Kovar dhe një goditje me kokë e Antonio, që rihapi gjithçka me 1-0.

Në pjesën e dytë kampionët e freskët gjermanë u përpoqën të ndërtojnë diçka më shumë, duke futur edhe Boniface në sulm. Vendasit e ulën ritmin në minutat e fundit dhe në minutën e 89-të, një veprim personal i zëvendësuesit Frimpong, solli barazimin 1-1.

Ndeshja përfundoi në barazim 1-1, por pas 2-0 në BayArena, Leverkusen kalon në gjysmëfinale, kundër Romës së De Rossit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img