Friday, April 26, 2024

Atletikë-K.Kombëtar U-18/Vllaznia, kampione për meshkuj dhe nënkampione për femra

Lexo

Titujt, kupat dhe rekordet e njëpasnjëshme nga ekipet e atletikës shkodrane kanë bërë që prej disa vitesh, Vllanzia e Shkodrës të konsiderohet si absolutja e atletikës shqiptare. Një sukses ky që e ka bazën në punën sistematike, pasionante, profesionale dhe me baza shkencore të stafit teknik, me kryetrajnerin Albert Marashi, dhe kolegët e tij trajnerë profesionistë, Bruno Rrotani, Dorian Tafa, dhe Jetmir Jahja. Duke lënë mënjanë sukseset e gjithanshme të vitit të kaluar me të gjitha kategoritë e grupmoshave deri tek të rriturit, edhe në 2021-shin ekipet kuqeblu të atletikës shkodrane po bëjnë të njëjtën gjë. E kanë filluar me sukseset e titujve kampionë të grupmoshave, 13, 16, 18 dhe pritet të vazhdojnë me të njëjtin sukses edhe me të rriturit javën e ardhshne në garat kombëtare të Elbasanit.

Suksesi më i fundit është ai i regjistruar sot në garat e Kampionatit Kombëtar të Atletikës të zhvilluara në Elbasan ku Vllaznia U-18 për meshkuj me 146 pikë të grumbulluara u shpall kampion si ekip. Ndërsa, për femra me 75 pikë të grumbulluara, Vllaznia renditet e dyta duke u shpallur  nënkampione e Shqipërisë.

Rezultatet e atletëve të Vllaznisë

Meshkuj

Kolindo Kiri , Kampion kombëtar në Kërcim së gjati 6.71 m dhe 3-hapesh 13.80 m

Genald Selhanej Kampion në 110m/p 16 sek.86 qindta

Erdi Duka, Kampion në Kërcim së gjati 6.20 m, kërcim së larti 1.62 m

Kampion në Stafetë 4×100 m(Kolindo Kiri, Leandro Çardaku, Rigers Haxhia, Renato Rrolba)

Kampion në Stafetë 4×400 m, Leandro Çardaku, Serdar Cungu, Renato Rrolba, Rigers Haxhia)

Leandro Çardaku nënkampion në 100 m 11.31  dhe  200 m  23.22

Agustin Kiçi nënkampion në kërcim së gjati 6.37 m dhe 3-hapësh  12.85 m.

Femra

Erisa Rrasa Kampion në kërcim së gjati me 5.96 m dhe 3-hapësh 11.75 m

Sara Malaj në vend të tretë në Kërcim së gjati 4.83 m dhe 3 hapsh me 10.30

Një paraqitje të mirë në këtë aktivitet bënë edhe atletët e rinj me moshë më të vogël, si Angjelin Nenshati, Elda Tula, Luka Nenshati, Rigers Hoxha.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img