Tuesday, May 7, 2024

Futboll Kategoria e Tretë/Murlani mund Kinostudion 2-1 dhe bashkëkryeson kampionatin me Luftëtarin

Lexo

K.F Murlani-FC Kinostudio 2:1

(Djepaxhia, 28’, 34’(p))

KF Murlani: Fabiol Rexhepi, Suad Premçi,Vahedin Pepa, Erion Krymi, Testim Lani, Senad Kraja, Sabjan Kraja, Indrit Gjini, Senad Lekaj, Vildan Kaçubela, Ari Djepaxhia. Trajner Altin Xhahysa(U aktivizuan gjatë ndeshjes: Soni Hoti, Nino Rrotaj, Emrah Fikaj)

KF Murlani-FC Kinostudio ishte çifti i fundit i javës së gjashtë të Kampionatit Kombëtar të futbollit për kategorinë e tretë të futbollit shqiptar, ose e thënë ndryshe java e parë e fazës së dytë. Duke ditur se më herët rivali kryesor, AF Luftëtari kishte fituar me rezultatin 4 me 0 ndaj Drinit, Murlani i drejtuar nga trajneri Altin Xhahysa ishte nën presion për ta fituar me patjetër sfidën e sotme duke mos i lejuar kundërshtarit shkëputjen në renditje. Dhe, në fakt ashtu ndodhi, kur murlanasit arritën që në përfundim të minutës së 90-të të fiksonin rezultatin 2 me 1 në favor të tyre.

Që të tre golat e kësaj ndeshje janë regjistruar në pjesën e parë. Për Murlanin golat kanë ardhur nga i njëjti futbollist Ari Djepaxhia, që ka shënuar dy herë në portën kundërshtare në minutën e 28-të dhe në 34-tërt, ky i dyti me penallti. Ndërkohë, goli i  Kinostudios shënuar në fundin e pjesës së parë ka shkurtuar diferencën në 2 me 1 duke rihapur takimin.

Kësisoj, 45 minutëshi i pjesës së dytë është karakterizuar nga një luftë e fortë sportive, Kinostudio në kërkim të golit të barazimit dhe Murlani për të mbrojtur avantazhin minimal 2 me 1. Rastet për gol nuk kanë munguar në të dy portat respektive, por nuk ka më tundje rrjetash duke e mbyllur të gjithë ndeshjen me fitoren e Murlanit me rezultatin e ngushtë 2 me 1. Fitore kjo që pas javës së gjashtë bën që Murlani të barazohet me pikë me Luftëtarin që fitoi një ditë më parë dhe që të dy të bashkëkryesojnë tabelën e klasifikimit të kategorisë së tretë.

Pas ndeshjes, në një prononcim për Veriu Sport, trajneri murlanas, Altin Xhahysa u shpreh i kënaqur për fitoren 3 pikëshe, por ndërkohë kishte kritika për skuadrën, që sipas tij kishte mundësi ta mbyllte ndeshjen më herët, të paktën edhe me dy gola të tjerë, por lojtarët e tij shpërdoruan raste të pastra shënimi në portën kundërshtare.

Java e shtatë e Kampionatit Kombëtar të futbollit për kategorinë e tretë rezervon përballjen më interesante të kasaj kategorie duke u ndeshur dy skuadrat bashkëkryesuese me nga 15 secila, Luftëtari dhe Murlani.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img