Pasi ka koleksionuar trofetë në të gjitha kampionatet e moshave, Vllaznia bën të vetin edhe titullin kampion kombëtar edhe për kategorinë e të rriturve. Titull ky që është i 13-ti radhazi për atletiken shkodrane. Në garat e zhvilluara për dy ditë me radhë, dje dhe sot në stadiumin “Elbasan Arena”, atletët e Vllaznisë ishin më të mirët e aktivitetit duke u renditur në vendin e parë me 199 pikë. Nën drejtimin e kuartetit të trajnerëve, Albert Marashi, Dorjan Tafa, Bruno Rrotani, dhe Jetmir Jahaj, atletët kuqeblu kanë triumfuar në pjesën më të madhe të garave indiduale.
Në një prononcim për Veriu Sport, kryetrajneri i atletikës shkodrane, Albert Marashi, bën të ditur se një sukses i tillë është rezultat i punës këmbëngulëse, sistematike dhe me profesionalizëm gjatë seancave stervitore të grupit të atletikës shkodrane. Me këtë rast, për suksesin e arritur, kreu i atletikës shkodrane, Albert Marashi kërkon të përgëzojë të gjithë atletët: Franko Burraj, Daniel Guri, Heldi Valikaj, Ravio Rama, Gjulian Guri, Lulzim Çengeli, Durjon Idrizaj, Endri Rakaj, Kolindo Kiri, Muhamet Çengeli, Glenis Haxhia, Leandro Çardaku, Agostin Kiçi. Erdi Duka, Erisa Rrasa, Sara Malaj, Elda Tula. Dhe, së bashku me to, edhe kolegët e tij: Dorjan Tafa, Bruno Rrotani, Jetmir Jahaj.
Në vijim njihuni me rezultatet teknike të atletëve të Vllaznisë në Kampionatin Kombëtar të zhvilluar në Elbasan:
100 m – Daniel Guri 11”07 vendi i parë
100 m – Gjulian Guri 11”09 vendi i dytë
200 m – Franko Burraj 21”61 vendi i parë
200 m – Lulzim Çengeli 22”35 vendi i dytë
200 m – Gjulian Guri 22”36 vendi i tretë
400 m – Franko Burraj 47”76 vendi i parë
110 m/p – Ravio Rama 15”26 vendi i parë
110 m/p – Durjon Idrizaj 15-76 vendi i dytë
Kërcim se gjati – Heldi Valikaj 7.35m vendi i dytë
Kërcim së gjati – Endri Rakaj 7.08m vendi i tretë
Kërcim 3-hap – Heldi Valikaj 15.26m vendi i parë
Kërcim 3-hap – Kolindo Kiri 14.85m vendi i dytë
Kërcim 3-hap – Endri Rakaj 14.62m vendi i tretë
Kërcim së larti – Glenis Haxhia 1.85m vendi i dytë
4×100 m Gr 1 – Franko Burraj, Daniel Guri
Lulzim Cengeli, Gjulian Guri 44”20 vendi i parë
4×100 m Gr 2 – Heldi Valikaj, Durjon Idrizaj
Endri Rakaj, Kolindo Kiri 44”73 vendi i dytë
4×400 m – Franko Burraj, Lulzim Cengeli
Gjulian Guri, Leandro Çardaku. 3’35”97. Vendi i parë
Ndërkohë, në konkurimin për femra, titullin kampion për sezonin 2020-2021 e ka meritur ekipi i Tiranës. Sportistët më të mirë të kampionatit janë shllur Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj të klubit sportiv Tirana.