Wednesday, April 24, 2024

Atletikë-Kampionati Kombëtar/Vllaznia, realizon objektivin, shpallet kampione e Shqipërisë për të 13-tën herë radhazi

Lexo

Pasi ka koleksionuar trofetë në të gjitha kampionatet e moshave, Vllaznia bën të vetin edhe titullin kampion kombëtar edhe për kategorinë e të rriturve. Titull ky që është i 13-ti radhazi për atletiken shkodrane. Në garat e zhvilluara për dy ditë me radhë, dje dhe sot në stadiumin “Elbasan Arena”, atletët e Vllaznisë ishin më të mirët e aktivitetit duke u renditur në vendin e parë me 199 pikë. Nën drejtimin e kuartetit të trajnerëve, Albert Marashi, Dorjan Tafa, Bruno Rrotani, dhe Jetmir Jahaj, atletët kuqeblu kanë triumfuar në pjesën më të madhe të garave indiduale.

Në një prononcim për Veriu Sport, kryetrajneri i atletikës shkodrane, Albert Marashi, bën të ditur se një sukses i tillë është rezultat i punës këmbëngulëse, sistematike dhe me profesionalizëm gjatë seancave stervitore të grupit të atletikës shkodrane. Me këtë rast, për suksesin e arritur, kreu i atletikës shkodrane, Albert Marashi kërkon të përgëzojë të gjithë atletët: Franko Burraj, Daniel Guri, Heldi Valikaj, Ravio Rama, Gjulian Guri, Lulzim Çengeli, Durjon Idrizaj, Endri Rakaj, Kolindo Kiri, Muhamet Çengeli, Glenis Haxhia, Leandro Çardaku, Agostin Kiçi. Erdi Duka, Erisa Rrasa, Sara Malaj, Elda Tula. Dhe, së bashku me to, edhe kolegët e tij: Dorjan Tafa, Bruno Rrotani, Jetmir Jahaj.

Në vijim njihuni me rezultatet teknike të atletëve të Vllaznisë në Kampionatin Kombëtar të zhvilluar në Elbasan:

100 m – Daniel Guri  11”07 vendi i parë

100 m – Gjulian Guri 11”09 vendi i dytë

200 m – Franko Burraj  21”61 vendi i parë

200 m – Lulzim Çengeli 22”35 vendi i dytë

200 m – Gjulian Guri  22”36 vendi i tretë

400 m – Franko Burraj  47”76 vendi i parë

110 m/p – Ravio Rama  15”26  vendi i parë

110 m/p – Durjon Idrizaj 15-76  vendi i dytë

Kërcim se gjati – Heldi Valikaj  7.35m vendi i dytë

Kërcim së gjati – Endri Rakaj 7.08m vendi i tretë

Kërcim 3-hap – Heldi Valikaj  15.26m vendi i parë

Kërcim 3-hap – Kolindo Kiri  14.85m  vendi i dytë

Kërcim 3-hap – Endri Rakaj  14.62m  vendi i tretë

Kërcim së larti – Glenis Haxhia  1.85m  vendi i dytë

4×100 m Gr 1 – Franko Burraj, Daniel Guri

Lulzim Cengeli, Gjulian Guri  44”20 vendi i parë

4×100 m Gr 2 – Heldi Valikaj, Durjon Idrizaj

Endri Rakaj, Kolindo Kiri        44”73 vendi i dytë

4×400 m – Franko Burraj, Lulzim Cengeli

Gjulian Guri, Leandro Çardaku.    3’35”97. Vendi i parë

Ndërkohë, në konkurimin për femra, titullin kampion për sezonin 2020-2021 e ka meritur ekipi i Tiranës. Sportistët më të mirë të kampionatit janë shllur Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj të klubit sportiv Tirana.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img