Friday, March 29, 2024

Analiza e Saimir Patushit: Vllaznia, më kërkuese se Partizani. Teuta? Duhet ta respektojmë

Lexo

Ish futbollisti i Tiranës, Vllaznisë dhe i disa skuadrave të tjera, brenda dhe jashtë vendit, Saimir Patushi i ka bënë një panoramë të përgjithshme javës së 35-të të kategorisë Superiore, por edhe kampionatit në tërësi.

“Skuadra më e fortë e kampionatit, e thotë klasifikimi, është Teuta. Mendoj se duhet ta kishte treguar dhe në ndeshjen me Partizanin, por gjithsesi është me meritë aty ku është”, ka deklaruar Patushi, mbrëmjen e së premtes në studion e emisionit “Rubrika Sportive” të RTSH-së ku ishte i ftuar si analist sportit.

“Vllaznia, një skuadër e jashtëzakonshme në dy fazat e para, bëri një paraqitje mjaft të mirë në këtë javë përballë Partizanit, duke marrë tri pikë të arta. Vetëm golavarazhi më i dobët nuk e lejon të jetë në vend të parë. “Të vjen keq, që ndodh kështu, – thotë Patushi, – Vllaznia bëri dy faza të shkëlqyera, por dhe sot tregoi se është një skuadër e fortë. Por në vend të parë është Teuta dhe duhet ta respektojmë”.

“Pamë një Partizan në ngërç total, të lodhur. Një ekip që duhet të dalë kampion, nuk duhet të ishte kështu se ata që dalin në fushë duhet të japin 120%, duhet të kenë tjetër ritëm. Vllaznia ishte më lart e më kërkuese se Partizani, është me meritë aty, është për të ardhur keq që Teuta është para Vllaznisë”.

“Tirana? Është për të ardhur keq ajo që ka ndodhur, hiq 10 dhe merr 12. Unë kam një statistikë, ka marrë 14 lojtarë. Të gjithë bashkë këta të 14-të, nuk bëjnë dot as një. Është për të ardhur keq që një skuadër kampione përfundon kështu”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img