Thursday, May 2, 2024

(Video) Anketa e fundvitit për më të mirët e sportit shkodran: “10 talentet më të spikatur të 2023-shit”

Lexo

Gjatë ceremonisë së organizuar në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi” për aktivitetin e fundvitit të më të mirëve të sportit shkodran, oraganizuar nga gazetat Shkodra Sport, u shpërndanë çmimet fituese të vitit.

Çertifikatë “Mirënjohje” u shpërnda për tre familjet sportive shkodrane: Basha, Gruda, Shkoza, veteranin e futbollit Rauf Çanga, si dhe 10 personazhet fitues: Ekipet e Vllaznisë në Boks, Atletikë meshkuj, Judo, Nelson Hysa boks, Franko Burraj atletikë, Megi Doçi dhe Bekim Balaj në futboll, Bernarda Rreshpja basketboll, Nikolin Qafarena volejboll, Gresi Bajri tenis përfshirë edhe futbollistin Esat Mala me çmimin e publikut.

Ndërkohë, që çmimet e mësipërme janë publikuar më herët nga portali “Veriu Sport”, tashmë ju njohim me 10-të fituesit e çmimit: “10 talentet më të mirë të vitit 2023”. Sipas radhës që prezantohen edhe në videon që shoqëron shkrimin, ato janë: Kolindo Kiri (atletikë), Klaudia Borci (futboll), Kevin Dodaj (futboll), Hysen Karmenshtna (artet marciale- MMA), Paola Gjyshja (volejboll), Flavio Venomi (çiklizëm), Antonino Mullisi (peshëngritje), Medina Hykaj (basketboll), Viki Tafrruku (not), Demian Çuni (xhudo).

(Video) Prezantimi i dhjetë fituesve të çmimit: “Talentet më të mirë të vitit 2023”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img