Monday, April 29, 2024

Kualifikimi në turin e tretë të Ligës së Konferencës, Partizani do të ndeshet me Valmiera të Letonisë

Lexo

Valmiera e Letonisë do të jetë kundërshtari i Partizanit në raundin tjetër në Ligën e Konferencës. Një klub që është themeluar më 1996-ën dhe vetëm në fund të sezonit 2022-2023 u shpall për herë të parë kampion i Letonisë. Ashtu si Partizani, edhe Valmiera e Letonisë mori pjesë në Ligën e Kampioneve, teksa u eleminua nga sllovenët e Olimpias së Lubjanës.

Në Ligën e Konferencës, shorti e përballi me skuadrën nga San Marino, Tre Penne, të cilën e eleminoi duke e mundur 3-0 dhe 7-0. Për herë të parë në Kupat e Europës ka marrë pjesë në sezonin 2020-2021 në Ligën e Europës, ndërsa u eleminua nga polakët e Leh Poznan.

Sezonin e kaluar në Ligën e Konferencës eleminoi Suduvën e Lituanisë dhe më pas u eleminua nga Shkëndija e Tetovës. Kjo është pjesëmarrja e tretë në Kupat e Europës, ndërsa trajner ka Jurgis Kains e në gjirin e vet pjesën më të madhe e ka lojtarë vendës.

Numëron 14 të huaj, atje ku janë të alternuar lojtarë afrikanë dhe amerikano-jugor. Kryesisht nga Venezuela, Brazili, Kolumbia, Senegali dhe Tunizia. Të vetmit europian në ekip janë ukrainasi Opanasenko dhe francezi Klemente. Stadiumi i Valmierasit ka një kapacitet prej 2000 spektatorësh, ndërsa është një skuadër me një buxhet financiar të konsiderueshëm. Ndeshjet do të luhen më 10 dhe 17 gusht, e para në Letoni.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img