Barazim, pa gola në “Niko Dovana” në duelin, Teuta-Dinamo, por kapiteni i durrsakëve ndëshkohet me të kuqe pas mbylljes së ndeshjes

Lexo

- Reklamë -spot_img

Dueli i fundit i javës së 19-të të Abissnet Superiore, Teuta-Dinamo mbyllet në barazim pa gola duke bërë që të dyja skuadrat të ndajnë nga një pikë.

Ndeshja e  luajtur mbrëmjen e sotme në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit ka qenë e luftuar dhe me raste në të dyja portat respektive, por pavarësisht përpjekjeve të të dyja skuadrave, si Teuta edhe Dinamo nuk kanë arritur që të gjejnë rrugën e rrjetës.

Megjithatë, teuta ka dalë nga fusha e lojës më e dëmtuar, pasi, pas vërshëllimës përfundimtare nga arbitri Juxhin Xhaja, një replikë me kapitenin e Teutës Blerim Kotobelli, ka bërë  që Xhaja të nxjerrë kartonin e kuq për shiritin durrsak.

Për Teutën e drejtuar nga trajneri Enkeleid Dobi, kjo është javë e gjashtë në kampionat që nuk fiton dhe me këtë barazim shkon në kuotën e 26 pikëve në klasifikim, ndërsa Dinamo arrin kuotën e 33 pikëve, po aq sa Vllaznia.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Besëlidhja mund kryesuesen Besa dhe nis ngjitjen në tabelën e klasifikimit. Kategoria e Parë-Java e katërt

Besëlidhja-Besa 2-1(Shënues: Olamide 20', Bilali 45'/Prengaj 79') Kartonë të verdhë:Fetaj 45+1',Topallaj 46',Smaçi 49',Molla 65'/Prengaj 40',Rrena 50',Danladi 53' Besëlidhja:Molla,Topallaj,Janku,Bilali(A.Marku 71'),Alidema(Trashi 59'),Smaci(Hila 57'),Fetaj,Zabala,Shyti(Fusha...
- Advertisement -spot_img