Trajneri i Realit pas barazimit 1-1 me City-n: “Fitorja jonë mund të ishte e merituar, praqitja na lë me ndjesi positive, jashtë shtëpisë jemi shumë të rrezikshëm”
“Rezultati mendoj se nuk shpërblen atë që kemi bërë”. Carlo Ancelotti sheh avantazhin e Realit të tij në barazimin 1-1 në shtëpi kundër Manchester Cityt në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve: “Por kjo paraqitje na lë me ndjesi pozitive, ne mund të luajmë për të në ndeshjen e dytë në të njëjtën mënyrë, vërtet nëse e përsërisim këtë paraqitje do të kemi mundësi. Do të jetë avantazhi fushë, por ne jemi shumë të rrezikshëm jashtë shtëpisë”, tha ai në fund të ndeshjes.
Carlo ka mohuar një rënie pas golit të Vinicius: “Jo, përkundrazi, pas epërsisë ishte momenti në të cilin luajtëm më mirë, mund të kishim shënuar golin e dytë, pastaj ata shënuan në aksion të izoluar: fitorja jonë mund të ishte e merituar”.
Ancelotti nuk e fshehu zhgënjimin e tij me menaxhimin e ndeshjes nga arbitri, duke komentuar kështu pas ndeshjes: “Arbitri jo shumë i kujdesshëm në menaxhimin në disa situata, si goditje nga këndi. Në gjysmëfinale duhet të jesh i kujdesshëm”. Dhe i thirrur për të folur për gjysmëfinalen tjetër të Champions League, atë gjithëitaliane në derbin milanez, ai komentoi: “Forca Milan”.
Ai shtoi: “Më kujtohet viti 2003, një gjysmëfinale shumë e dhimbshme. Është mirë që një derbi i këtij niveli është kthyer në Evropë: me gjithë respektin për Interin, nuk mund të mos them ‘forca Milan’. Shihemi përsëri në Stamboll? Të shpresojmë”.