Sunday, April 28, 2024

De Bruyne i përgjigjet Vinicius, gjithçka e hapur mes Realit dhe Sitit

Lexo

Është mbyllur në barazim 1-1 takimi i parë mes madrilenëve dhe anglezëve, Milan-Inter, të mërkurën në RTSH

Tanimë kanë mbetur vetëm 4 skuadra në lojë për trofeun më prestigjioze e klubeve të Evropës, Ligës së Kampioneve dhe të martën në mbrëmje është luajtur edhe takimi e parë të çiftit të parë të gjysmëfinaleve, aty ku Reali ka pritur në Madrid Mançester Sitin, në atë që shumë e kishin cilësuar si një finale të parakohshme.

Përkundër faktit që skuadra angleze e ka nisur më mirë takimin, duke e vënë në disa raste në provë portier belg të madrilenëve, Tibo Kurtua, që ka reaguar në mënyrë të shkëlqyer duke mos lejuar prekjen e rrjetës së tij, ka qenë ekipi vendas që ka qenë më i rrezikshëm në ato të pakta mundësi që ka ndërtuar dhe e ka gjetur i pari rrugën e rrjetës.

Kamavinga ka ndërmarrë një marshim nga mbrojtja e tij deri në atë kundërshtare, duke shërbyer për brazilianin Vinisius Zhunjor, që godet befasisht në kufinjtë e zonës, duke e gjetur të papërgatitur bashkëatdhetarin e tij që mbron portën e Mançester Sitit, Ederson dhe duke përshëndetur rrjetën 9 minuta para fundit të pjesës së parë.

Me këtë epërsi minimale të Realit do të mbyllet pjesa e parë, ndërsa e dyta do të ketë të njëjtën tablo, me miqtë më kërkues në fillim, por me vendasit që janë më të rrezikshëm në përpjekjet e tyre në drejtim të portës kundërshtare. Por Mançester Siti do ta gjejë golin e barazimit në minutën e 68-të, kur belgu Kevin De Bryjne që mposht bashkëatdhetarin e tij që mbron portën e Realit, Kurtua, dhe do të barazojë shifrat.

20 minutat e mbetura dhe ato 3 shtesë nuk kanë sjellë gola të tjerë, përtej drithërimave dhe Reali i Madridit e Mançester Siti e mbyllin në barazim takimin e parë, duke e lënë gjithçka për ndeshjen e kthimit në Angli.

Ndërkaq, takimi i parë i gjysmëfinales së dytë, Milan-Inter, luhet të mërkurën në mbrëmje dhe vjen drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img