Saturday, October 12, 2024

Barazoi 0-0 me Tiranën, trajneri Josa i kënaqur me lojën e kuqebluve të tij

Lexo

Vllaznia, barazoi sot 0-0 në transfertë me Tiranën krysuese. Kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Mirel Josa bënë një paraqitje mjaft të mirë duke luftuar fort për të marrë tre pikëshin që kishin objektiv, ashtu siç e morën në fazën e parë po në këtë stadium ndaj skuadrës bardheblu. Barazim, që me pak kujdes, me rastet e krijuara, mund të shndërrohej në fitore për Vllazninë. Megjithatë, tekniku i kuqebluve, Mirel Josa shprehet i kënaqur me lojën e skuadrës së tij.

“Unë e kam thënë dhe herë tjetër. Për mendimin tim skuadrat kanë krijuar një fizionomi loje. Kishim një Tiranë sot që ishte në krye të renditjes. Duke parë rezultatin ne mund ta pësonim ose të shënonim. Në pjesën e dytë përmirësuam disi lojën. Xhixha nuk ndiqte Gurishtën kur dilnim ne në sulm. Rrinte në pozicionet sulmuese që të na kapnin në befasi. Aty kur ishim duke shënuar gol, Tirana na rrezikoi. Ishim me pak fat që Xhixha nuk shënoi, por duhet të ishim edhe me pak më shumë fat. E njëjta lojë ishte. Tirana luajti ndryshe dhe Kukësi luajti ndryshe. Unë jam i lumtur me mënyrën si shkoi loja. Duke pasur një veçori nga ndeshja e parë, ne ishim shumë të shpejtë në daljet përpara.”, tha ndër të tjera në mikrofonin e Over Sport, Mirel Josa.

 

Duke folur për skuadrat e tjera rivale, Josa tha: :Unë nuk mund të vlerësoj as Partizanin as Tiranën. Ata kanë hesapet e veta. Unë dua që skuadra ime të bëjë lojë në rritje nga ndeshja në ndeshje. Ne nuk e goditëm Tiranën. Tirana normalisht nuk na goditi ne në 2-3 raste. Ishin tre raste të pastra që Tirana kishte. Për sa i përket potencialit që skuadra ime të dalë kampion, është ende herët. Ne nuk jemi skuadër e cila kemi potencial për të fituar çdo ndeshje, sepse dhe skuadrat e tjera luajnë futboll. Unë jam i kënaqur që dolëm me këto rezultate të vazhdueshme. Mua më kënaq më tepër gjendja fizike e skuadrës.”

Ndërkohë, duke u kthyer tek analiza e skuadrës stij, Josa, vijoi:”Nëse unë kam bërë 2-3 vërejtje kur fituam Kupën e Shqipërisë, është se unë nuk ndaloj asnjë krah të dalë përpara. Nëse mua më jep siguri loja e topit me Boshnjakun, në mënyrë që të ketë mundësi që të kalojë nga një krahë në tjetër. Unë përsëri do t’ia bëj këtë vërejtje. Edhe Tirana ka ata lojtarë që markojnë në një farë pozicioni.”

Në mbyllje, Josa, sqaron situatën e Latifit:”Dëmtimi i Latifit vazhdon. Ka nisur pjesën e rikuperimit. Unë kam punuar për ta futur Latifin si sulmues qendre, por ai donte që të ishte në krahë. Hoxha është qendërsulmues dhe unë ashtu po e provoj. Nuk mund të themi që të gjitha rastet bëhen gola. Ju mund të shihni që shumica e golave tonë vijnë nga mesfusha”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img