Saturday, April 27, 2024

Barazim në Kamzë. Kuksianët i marrin një pikë Kastriotit në limit të ndeshjes me autogolin e Stojanoviç

Lexo

Kastrioti-Kukësi (Shënues: Santiago Selmani 47’/(Au) Stojanoviç 90’

Kastrioti: Sali, A. Selmani, Karakaçi, Greca, Onanuga, Hasani, S. Selmani, Kodra, Prenkoçeviç, Stojanoviç, Zogaj. Trajner: Emiljano Çela

Kukësi: Brozi, Bytyçi, Ferreira, Ebert, Haxhiu, Abdou, Gj. Taipi, Ndreca, Sh. Taipi, Basha, Barbosa. Trajner: Enkelied Dobi

Gjyqtar: Kreshnik Cjapi,Dojando Myftari, Marjus Qose. I Katërt: Klodian Shahini

VAR  Klodjan Prenga-  AVAR Rejdi Avdo

Kastrioti ka qënë fare pranë fitores tre pikëve në sfidën e sotme përballë Kukësit, takim ky i luajtur në stadiumin e Kamzës. Krutanët që vazhdojnë të luajnë si vendas në stadiumin e qytetit fqinjë, ishin të parët që shnuan në portën e Kukësit. Ka qënë shtatlarti Santiago Selmani që shënon në minutën e 47-të. Avantazh ky që qëndron në fuqi deri në minutën e 90-të Kastriotin.

Dhe, pikërisht atëherë kur skuadra e drejtuar nga Emiliano Çela po përgatitej për të festuar fitoren e radhës, vjen e papritura, kur janë ato që shënojnë vetë në portën e tyre. Protagonist bëhet serbi Milosh Stojanoviç që në tentativë për ta larguar nga zona krutane, shkakton autogol.

Autogol që i buzëqesh fati Kukësi, i cili për hirë të së vertetes pati raste të tjera të favorshme për të shënuar, por barazimi i vjen nga ky autogol.

Kastrioti pati mundësinë ideale të ngjitej në tabelë, por lënia e dy pikëve në këtë ndeshje e mban përsëri në vendin e gjashtë me 15 pikë, ndërkohë që kjo pikë e marrëe pas tre humbjeve radhazi duke u barazuar përkohësisht me Bylisin e vendit të tetë që ka një ndeshje më pak, i jep më tepër besim verilindorëve për ecur më lart.

Megjithatë, edhe pse pika e marrë në transfertë duket pozitive, tek Kukësi mund të ketë lëvizje përsëri në pankinë. Burime pranë klubit verilindor bëjnë të ditur se presidenti Safet Gjini mund t’ia besojë drejtimin e skuadrës, trajnerit nga Kosova, Bylbyl Sokoli. Dyshimet se mund tyë ndodhë një gjë e tillë, vijnë nga ajo se Sokoli ndjek për të dytën ndeshje radhazi skuadrën e kukësit në ndeshje përkrah presidentit të nderit Gjici, javën e kaluar në “Kukës Arena”, Kukësi-Vllaznia dhe sot në Kamzë, Kastrioti-Kukësi.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img