Wednesday, December 11, 2024

Barazoi në shtëpi me Erzenin, Laçi shkarkon trajnerin Stavri Nica që në javën e parë të kampionatit

Lexo

Stavri Nica nuk do të jetë më trajner i Lacit. Barazimi 3-3 në javën e parë të Kategorisë Superiore, bëri që drejtuesit e klubit kurbinas të shkarkojnë Nicën nga detyra e trajnerit. Çudira shqiptare që vijnë menjëherë pas javës së parë të kampionatit.

Me anë të një postimi në faqen zyrtare të klubit, shkruhet se ky vendim erdhi pas rezultatit zhgënjyes ndaj Erzenit.

Stavri Nica njihet për periudhën e paktë që qendron në një pankinë në vitet e fundit, ka drejtuar Lacin herën e fundit në 2020. Edhe atëherë qendroi vetëm 3 ndeshje. Në 5 prill, 69-vjecari mori sërish detyrën si trajner te Laci duke drejtuar për 9 ndeshje. Ky ishte kthimi i tetë i teknikut Nica në pankinën e bardhezinjve, dhe ndoshta e fundit në karrierën e tij.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img