Basketboll- Amerikani Mathew Jones, trajneri i ri i Vllaznisë së koshit

Lexo

Da Silva: “Jam shumë i lumtur për këtë titull, në Shqipëri kam fituar edhe një Kupë me Vllazninë. Kam vend për tatuazh edhe për...

Sulmuesi i Partizanit, Viktor Da Silva u shpreh i lumtur pas fitimit të titullit kampion:“Jam shumë i lumtur për...

Deliallisi: “Për ne nuk ka festë akoma, të ulim kokën e vazhdojmë punën për ndeshjen e radhës”

Pas humbjes së sotme ndaj Tiranës 1-2, Erzeni e mbylli kampionatin në vendin e 8-të të rendijtes dhe tashmë...

Shehi: “Nuk ishte më gjë në dorën tonë pas asaj që ndodhi, kemi ardhur me sakrificë e me djersë”

Tirana e mbylli kampionatin me pikë të barabarta me Partizanin dhe nuk arriti të shpallej kampione për herë të...

Ashtu siç ishte paralajmëruar gjatë dy ditëve të fundit se në stolin e Vllaznisë së koshit do të ulej një trajner amerikan, një gjë e tillë u konkretizua sot. Lajmin e bën të ditur Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës së Basketbollit Vllaznia, Blendi Dibra duke bërë të ditur edhe emrin e tij. Mathew Jones, quhet amerikani që do të drejtojë Vllazninë në kampionatin e sivjetëm 2020-2021, i cili pritet të startojë javën e ardhshme.

“Klubi i Basketbollit Vllaznia informon se në kushtet tejet të vështira, të ndikuara nga efektet e Pandemisë Globale, me objektivin për të qënë konkurentë, kemi konfirmuar pjesmarrjen në Superligen Shqiptare të Basketbollit 2020-2021 e cila pritet të filloj me daten 27 Shkurt 2021 dhe të përfundoj brenda dates 30 Qershor 2021. Pas shqyrtimit të disa alternativave për stolin kuqeblu është vendosur që ekipi të drejtohet nga amerikani Matheë Jones i cili vjen nga eksperienca të mëparshme në drejtimin e Maccabi Ashdod fituese e kampionatit Izraelit 2019-2020. Gjatë viteve 2018-2020 ka punuar në zbulimin dhe vlerësimin e talenteve në NBA, 2016-2017 ka marrë pjesë në turneun Adidas duke drejtuar një ekip të përfaqësuar me lojtarë amerikane, po ashtu eksperiencat e tij vijojnë edhe me drejtimin e ekipeve amerikane në kompeticionet NCAAD1 dhe NCAAD2. Jones pritet të mbërrij me daten 19 Shkurt pasdite në Shkodër për tu vënë menjëherë në drejtimin e ekipit në përmbushje të objektivit për fitimin e titullit kampion”, shkruan sekretari Dibra në postimin zyrtar të Shoqatës së basketbollit shkodran.

Kështu, për herë të parë në stolin e kuqebluve të koshit ulet një amerikan. Mbetet për tu parë ecuria e aventurës së tij kuqeblu kur përballë ka ambicjen e pangopshme të presidentit të koshit shkodran, Alban Xhaferi, i cilin po bën të gjitha përpjekjet për të rrëmbyer titullin e 10-të, jo vetëm në futboll, por edhe në basketboll. Një sezon që tentoi nisjen e tij në Shtator për të mos vazhduar më kurrë në 2020 dhe në imazhet e sportdashsve shkodranë do të mbetet ndeshja e fundit e 2020 e pikërisht ajo ndaj Tiranës ku në një pallat të tejmbushur bashkë me festimin e 50 vjetorit të Bledar Gjeçajt kuqeblutë do rrëmbenin një fitore bindëse. Drejtimi i Jones pritet të jetë me jo pak peripeci ku piksëpari Pallati Sportit tashmë është vënë në shërbim të shëndetit dhe jo të sportistëve të lojrave me dorë. Kuqebluve iu duhet të enden në ambiente tjera ndërkohë që rikthimin në “shtëpi” nuk do ta kenë aspak të lehtë pasi zgjedhjet Parlamentare dhe përdorimi i ambienteve për numërim votash janë një tjetër kërcënim serioz! Dilemat janë të shumta aq sa edhe pikpyetjet: A do të mundet Jones të ndihmoj kuqeblutë në fitimin e titullit??? A do t’i rezistojë Jones pengesave aspak të zakonshme në një vend normal ku luhet basketbolli???

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -