Sunday, May 19, 2024

Basketboll Femra-Flamurtari fiton Kupën e Federatës së basketbollit, mund në finale Partizanin, 72-70

Lexo

Fitues i Kupës së Federatës Shqiptare të Basketbollit për femra është ekipi i Flamurtarit. Basketbollistet vlonjate e arritën këtë sukses pasi fituan ndeshjen finale me ekipin e Partizanit, përms një ndeshje shumë emocionuese.

Ka qenë një përballje me luhatje kjo midis vlonjateve dhe kryeqytetaseve, teksa në fillim është Flamurtari që e nis më mirë dhe e fiton 10-minutëshin e parë me shifrat 20-13. 10-minutëshi i dytë ka qenë i luftuar dhe i barazpeshuar, me më tepër theks tek loja mbrojtëse, por edhe me gabime, por është Partizani që e fiton atë me një pikë epërsi, 16-15.

Ndonëse janë vlonjatet që shkojnë në pushimin e madh midis dy gjysmave duke kryesuar me 6 pikë epërsi, me rezultatin 35-29, Partizani del më i motivuar nga dhomat e zhveshjeve dhe mbizotëron në 10-minutëshin e 3-të, duke e fituar atë thellë, 23-10, dhe duke përmbysur shifrat e duke kryesuar pas një gjysmë ore lojë me shifrat 52-45.

Por Flamurtari ka reaguar në 10-minutëshin e 4-t dhe të fundit, duke e fituar atë me 9 pikë epërsi, 27-18, çka ka bërë që vlonjatet t’i përmbysin shifrat dhe ta fitojnë këtë finale me shifrat 72-70 dhe të bëjnë të tyrin trofeun e Kupës së Federatës në Basketboll për Femra.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img