Friday, April 26, 2024

Futboll-Kategoria e Tretë/KF Murlani me djem të rinj mundet 0-3 nga Osumi, por është zyrtarisht i kualifikuar në Kategorinë e Dytë

Lexo

Klubi i Futbollit Murlani ka luajtur sot ndeshjen e  javës së fundit të Kampionatit Kombëtar të Futbollit për Kategorinë e Tretë duke u përballur me ekipin e KF Osumi. Ndeshja e luajtur në Kompleksin Sportiv të ekipeve kombëtare Kamzë nuk ka pasur të bëjë fare me rëndësinë e rezultatit, pasi me fitoren e javës së kaluar ndaj Spartakut 5-2, murlanasit e drejtuar nga trajneri Altin Xhahysa  siguruan kualifikimin një kategori më lart, në të dytën. Kjo ka qënë arsyeja që tekniku Xhahysa dhe kolegët e tij të stafit teknik vendosen të aktivizojnë në formacionin e parë një pjes të mirë të djemve të ekipit të parë që gjatë sezonit nuk kan pasur hapësirat e duhura të aktivizimit, por edhe 7 lojtar nga ekipi i Akademisë së Futbollit Murlani  U-17.

Në këto kushte, kundërshtari ka pasur mundësinë të gjejë tre herë rrugën e rrjetës së Murlanit duke bërë që i gjithë takimi të mbyllet me fitoren e KF Osumi me rezultatin 0 me 3.

Për drejtuesit teknikë të skuadrës së parë të Murlanit, por edhe drejtuesit e klubit, djemtë e rinjë murlanas paraqitën një përformancë shumë pozitive në këtë ndeshje duke dhënë sinjalet e një perspektive të padiskutueshme për periudhën në vazhdim për të vijuar të jenë pjesë e KF Murlani.

Me ndeshjen kundër Osumit, KF Murlani ka mbyllur ndeshjet e Kampionatit Kombëtar të Futbollit për Kategorinë e Tretë. Duke u renditur në vendin e dytë, së bashku me ekipin e vendit të parë, Luftëtarin e Gjirokastrës, ato do të jenë sezonin e ardhshëm futbollistik, 2021-2021 pjesë e Kategorisë së Dytë. Një kategori kjo me një nivel më cilësor se sa ai i së tretës, që patjetër drejtuesit murlanas do të marrin masat e duhura për të vijuar përfaqësimet dinjitoze në shërbim të realizimit të objektivit të marrë që në krijimin e klubit, për të mbërritur në një kohë sa më të shpejtë në gjirin e ekipeve të elitës, Kategorisë Superiore.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img