Friday, April 26, 2024

Basketboll Femra-Java e 5-të / Vllaznia fiton me Elbasanin me 1 pikë diferencë, 65-64

Lexo

Vllaznia në basketboll për femra luajti ndeshjen e javës së pestë të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit duke u përballur në Shkodër me ekipin e Elbasanit. Ndeshja e luajtur pasditen e së mërkurës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të qytetit të Shkodrës është shoqëruar me faza shumë interesante. Rivaliteti që ka përshkuar takimin nga fillimi deri në fund ia ka shtuar akoma më shumë bukurinë, por edhe dramacitetin kësaj përballje.

Mikeshat nga Elbasani të drejtuara nga trajnerja Elvira Xhyra e kanë filluar më mirë takimin teksa e kanë mbyllur periodën e parë me rezultatin 20 me 23 në fitim të tyre. Pushimi pas periodës së parë i ka shërbyer trajnerit shkodran Bledar Gjeçaj që të “shkundë” basketbollistet e skuadrës së tij, gjë që reflektohet mejëherë në fushën e lojës.

Fitorja me shifrat 15 me 9 e periodës së dytë bën që skuadrat të shkojnë në dhomat e zhveshjes me avantazhin e pjeës së parë në favor të Vllaznisë me rezultatin 35 me 32.  Tre pikët diferencë të siguara me përfundimin e pjesës së parë do të rezultonin përcaktuese për fatin e Vllaznisë në këtë ndeshje, sepse dy periodat e tjera shoqërohen me një luftë akoma më të madhe sportive. Dhe, kjo për meritë të skuadrës elbasanase, e cila fiton perioden e trete me shifrat 16 me 17. Po kështu lufton fort dhe në perioden e katërt që është edhe përcaktuesja e të gjithë ndeshjes. Edhe në këtë dhjetëminutësh, Elbasani është më mirë duke e mbyllur me avantazhin e një pikë, por që gjithësesi nuk arrin të përmbysë avantazhin e siguruar nga Vllaznia në pjesën e parë me 3 pikë diference duke i dhënë mundësi skuadës së drejtuar nga Bledar Gjeçaj të fitojë me meritë të gjithë ndeshjen me rezultatin e përgjithshëm, 65 me 64.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img