Friday, April 19, 2024

(Intervista) Shënoi golin e kualifikimit, Arsid Kruja kërkon vazhdimësinë pozitive si ekip, në Kupë dhe Kampionat

Lexo

Kruja, urime për golin që rezultoi përcaktues për fatin e kualifikimit të Vllaznisë në gjysëmfinale?

Faleminderit për urimin, e rëndësishme është që u kualikuam. Nuk ishte ajo loja që ne pritnim, por e rëndësishme është fitorja dhe kualifikimi në turin tjetër gjysëmfinal. Të them të drejtëm është një kënaqësi të shënosh gol dhe të kontribuosh për skuadrën në kualifikim, por ne do të vazhdojmë të shohim përpara në ndeshjet e tjera të kampionatit, pasi na presin sfida të vështira.

Një preferencë për shortin gjysëmfinal të Kupës së Shqipërisë?

Momentalisht, dallohen se të gjitha janë skuadra të vështira, pamvarësisht se Skenderbeu duket si skuadra më e lehtë në letër, por që në fushën e lojës del e kundërta, kështu që të gjithë janë ekipe të vështira. Shpresoj që të jetë një short sa më i lehtë për ne.

Të dielen në transfertë me Kastriotin, si po përgatitet kjo ndeshje në kampin kuqeblu?

Në fakt kemi gjatë të gjitha javës që përgatitemi për të dyja, fillimisht për Kupën si dhe në të njëjtën kohë edhe për ballafaqimin me Kastriotin në kampionat. Është një sfidë ku do të kemi dy mungesa të rëndësisme, por me ato lojtarë që kemi në dispozicion do të bëjmë më të mirën në fushën e lojës për të marrë 3 pikëshin.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img