Basketboll, Julian Hamati nga Vllaznia tek KB Bashkimi Prizren

Lexo

Futboll Moshat U19-Tirana fiton Kupën e Shqipërisë, mund në finale Apoloninë, 3-0

Është luajtur sot në stadiumin “Egnatia Arena” të Rrogozhinës, ndeshja finale e Kupës së Shqipërisë për moshat U-19 mes...

(Video)Boks-Profesionist. Shkodranët Kajoshi dhe Hysa, triumfojnë në ringun e Shkodrës. Mposhtin respektivisht, Andrejs Volincuks dhe Ëillbeforce Shihepo

Dy boksierët e talentuar shkodranë, Arjon Kajoshi dhe Nelson Hysa kanë vijuar rrugën e sukseseve në boksin profesionist. Duelet...

Erzeni vuan, por mbijeton në Superiore. Shijakasit mundin Korabin 2-1 në ndeshjen finale të Play-Out-it

Erzeni-Korabi 2-1 (Shënues: Sadiki 3’, Mehmeti 93’/Tabaku 19’)Erzeni:Xhika,Sadiki,Kriviçiç,Leao(Iljazi 46),Kadriu,Mehmeti,Alan(Asani 125),Kahrimanoviç(Kiqina 125),Peposhi,Ademi(Osmanllari 68),Nonato(Kapllani 116) Tranjer:Alfred DeliallisiKorabi:Qyrani,Paplekaj(Buci 84),V.Lila,Lala,Selmani(S.Mziu 102),Kasalla(Karakashi 116),Joti,S.Lilaj(Demaj 69),Tabaku,Beshiraj,Keko...

Një tjetër basketbollist i Vllaznisë vendosë të largohet nga Shkodra. Situata problematike që po kalojnë lojrat me dorë, përfshirë edhe basketbollin, të cilët si rezultat i masave të marra për Covid-19 nuk lejohen të zhvillojnë kampionatet kombëtare, po detyron sportistët e Vllaznisë të largohen nga Shkodra. Dhe, kjo më  shumë se në të gjitha ekipet e tjera po ndodhë tek ai i basketbollit meshkuj, prej të cilit po largohet një nga një titullarët me peshë të formacionit kuqeblu. Pas kontigjentit amerikan që la Shqipërinë rreth një muaj më parë, si dhe më pas edhe të kapitenit Robert Shestani që kaloi në Kosovë tek Vëllaznimi i Gjakovës, tashmë është radha e Julian Hamatit të bëjë të njëjtën gjë. Nga sa bëhet e ditur, edhe Hamati ka zgjedhur Kosovën për të vijuar karrieren e tij sportive duke firmosur për KB Bashkimi

“Reprezentuesi i kombëtares shqiptare, Juljan Hamati, është përforcimi më i ri i skuadrës tonë. Hamati është 199 centimetra i gjatë dhe luan në pozitën e alos. Ai më parë ka qenë pjesë e skuadrave si Kamza Basket, Teuta dhe Vllaznia. 28 vjeçari së fundi ka treguar paraqitje të mira edhe me Shqipërinë në parakualifikimet për Eurobasket 2023, duke luajtur me 13.5 pikë e 2.5 kërcime në dy ndeshjet e fundit të nëntorit. Hamati ka nënshtetësi të Shqipërisë dhe sipas Propozicionit të Garave për edicionin 2020/21 të FBK-së, do ta ketë statusin e lojtarit vendor në skuadrën tonë.”,-shkruhet në në njoftimin zyrtar që klubi prizrenas publikoi mbrëmjen e së shtunës në faqen e tij.

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Erzeni vuan, por mbijeton në Superiore. Shijakasit mundin Korabin 2-1 në ndeshjen finale të Play-Out-it

Erzeni-Korabi 2-1 (Shënues: Sadiki 3’, Mehmeti 93’/Tabaku 19’)Erzeni:Xhika,Sadiki,Kriviçiç,Leao(Iljazi 46),Kadriu,Mehmeti,Alan(Asani 125),Kahrimanoviç(Kiqina 125),Peposhi,Ademi(Osmanllari 68),Nonato(Kapllani 116) Tranjer:Alfred DeliallisiKorabi:Qyrani,Paplekaj(Buci 84),V.Lila,Lala,Selmani(S.Mziu 102),Kasalla(Karakashi 116),Joti,S.Lilaj(Demaj 69),Tabaku,Beshiraj,Keko Tranjer:Shpend KumbarçeArbitra: Eldorjan Hamiti(Lezhe),...
- Advertisement -