Sunday, November 10, 2024

Marrëdhëniet e arbitrave të futbollit, Shkodër-FSHF, reagon Presidenti AKADEMISË ARBITRAVE SHKODËR, Said AHMETI

Lexo

Letër e hapur!

Said Ahmeti, ish anëtar i kryesisë së kolegjiumit Shkodër për 6 vite dhe themelues i AKADEMISË ARBITRAVE SHKODËR formalisht që nga viti 2013 dhe zyrtarisht me vendim të gjykates Tiranë me dt 11/11/2016 e mora këtë iniciativë duke u mbështetur në pasionin, karrieren dhe rregullat e hartuar nga BASHF&FSHF për mundësinë e krijimit të akademive për arbitra futbolli.

I jam drejtuar drejtuesve të arbitrave në BASHF, për dijeni Presidentit z/Tahir KASTRATI dhe FSHF, për dijeni Presidentit z/Armando DUKA për njohjen e AKADEMISË ARBITRAVE SHKODËR  si një shoqatë sportive për edukimin e zhvillimin e arbitrave të rinjë djem e vajza që të përfshihen në sport në profilin arbitër futbolli, por asnjë përgjigje.

Unë jam i bindur që kjo është një tendencë ndaj Shkodrës nga Sokol JARECI për arsye se ai është informu që kolegjumi Shkodër nuk e ka votu në zgjedhjet për anëtar i kryesisë së BASHF 2016, dhe JARECI po hakmerret ndaj Shkodrës si kolegjium dhe ndaj personit tim si Presidenti AKADEMIS ARBITRAVE SHKODËR duke mos e njohur si akademi, por dhe duke shantazhu çdo ish arbitër, apo arbitër në Shkodër që të mos jenë pjesë e akademisë, as si drejtues dhe as si lektor.

Unë, si individ nuk kam asnjë interes material, për kundrazi kam shpenzuar miliona lek për të ble paisje që të rinjëve në Shkodër t’u krijojë mundësinë për të punuar me metoda të standartit të UEFA-s dhe FIFA-s.

Por diçka tejet i sigurt për z/Sokol JARECI, që Unë do ta padis në gjykatë për shpërdorim detyre.

Unë jam rritur dhe edukuar me rregulla e me disiplinë sportive e ushtarake dhe sigurisht do të kërkoj të drejten Time dhe askush nuk do ketë forcë e mundësi të më ndalojë që Unë të ndimoj të rinjt në Shkodër.

Një lutje të fundit kam për z/JARECI!

Unë jam Said AHMETI, në jetë jam mësuar të ndërtoj URA e jo MURE, por në qoftëse Ti mendon se je i pa prekshëm dhe i pa thyshëm, ateherë muri që do na ndaj ne të dy është GJYKATA.

Mbetem me shpresen të rreflektosh dhe ta marrësh në konsideratë sugjerimin dhe kërkesen time.

Respekt

Presidenti  AKADEMISË ARBITRAVE SHKODËR

Said AHMETI

- Advertisement -spot_img

1 Koment

  1. Ju falenderoj per mundesin e shprehjes se ketij shqetesimi te madhe qe shkodra per perballet ashper keto 3-4 vite nen drejtimin e nje prej drejtusave te arbitrimit ne FSHF qe ka emrin Sokol JARECI.
    Respekt per Ju si media e shkruar veriusport.al
    Said Ahmeti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img