Sunday, November 10, 2024

Basketboll-Kupa e Shqipërisë/Kryesojnë gjithë ndeshjen, në 2 minutat e fundit kuqeblutë “dorëzojnë” avantazhin prej 8 pikësh dhe eleminohen nga Kupa (Teuta-Vllaznia 104-100)

Lexo

Vllaznia e koshit për meshkuj eleminohet nga Kupa e Shqipërisë. Një eleminim naiv ky kur në përballjen e mbrëmjes së sotme ndaj Teutës së Durrësit skuadra kuqeblu luan mjaft mirë dhe kryeson me meritë që nga fillimi i ndeshjes deri në momentet e fundit të ndeshjes. Pikërisht, atëherë kur duhej t’i gëzohej fitores dhe njëherazi edhe kualifikimit në finale, basketbollistët kuqeblu bien në disa gabime elementare duke i dhënë mundësi durrsakëve që kur duheshin edhe 2’ dhe 40’’ të përfundonte ndeshja, nga 84-92 për Vllazninë, të barazojnë dhe të kthejnë ndeshjen në fitim të tyre 104-100.

Kronika

22-29 përfundon perioda e parë në favor të Vllaznisë. Një dhjetë minutësh entuziast i skuadrës kuqeblu, e cila falë edhe aktivizimit në formacion të dyshes të rikthyer nga kampionati kosovar, Shestani-Lekndreaj komandojnë gjithçka në fushën e lojës. Dhjetë minutëshi i periodës së dytë ka barazpeshë të plotë, gjë që reflektohet me shifrat e barabarta 23-23, por që në pushimin e pjesës së parë shkojnë me rezultatin 45 me 52 në fitim të Vllaznisë.

Pjesa e dytë vijon të shoqërohet me një rivalitet mes të dy skuadrave, por gjithnjë nën dirigjimin e rezultatit në favor të Vllaznisë. 29 me 24 për durrsakët mbyllet perioda e tretë, ndërkohë që rezultati i përgjithshëm pas kësaj periode është 74-76 po për Vllazninë.

Perioda e katërt vijon me epërsinë e kuqebluve që e mbajnë rezultatin në favor të tyre deri pak përpara fundit. Saktësisht, kur kronometri i gjyqtarisë fiksonte edhe 2 minuta dhe 40 sekonda lojë, rezultati ishte 84-92 për Vllazninë. Avantazh i mjaftueshëm për ta administruar takimin deri në fund të ndeshjes. Por, çuditërisht ndodh e kundërta.

Gabime amatoreske të basketbollistëve kuqeblu duke shpërdoruar disa sulme radhazi, ndërkohë që kundërshtari shfrytëzon momentin duke përmbysur rezultatin në favor të saj. Vërshëllima e fundit e arbitrave të takimet fikson rezultatin 104 me 100 në favor të Teutes. Rezultat ky që i jep mundësi Teutës të avancojë drejt fitimit të trofeut, ndërkohë që me këtë humbje, Vllaznia e mbyll këtu me Kupën e Shqipërisë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img