Thursday, July 18, 2024

Ndëshkime në masë nga Komisioni i Disiplinës për Kategorinë e Parë dhe të dytë, e pësojnë edhe Veleçiku dhe Ada

Lexo

Komisioni i Disiplinës ka publikuar vendimet për parregullësitë e evidentuara në javën që lamë pas. Ajo që të bie në sy është se kësaj radhe nuk ka asnjë ndëshkim për kategorinë Superiore, ndërkohë që fokusi i penalizimeve ka shkuar për kategorinë e parë dhe të dytë. Mes të penalizuarve janë edhe futbollistë të ekipeve të Veleçikut të kategorisë së parë dhe Adës së kategorisë së dytë.

Kështu, dënimin më të rëndë e ka marrë futbollisti velipojak i KF Ada,  Marçel Shkreli, për të cilin buletini i KOmisionit të Disiplinës citon se “për pështymjen ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/c të KDS, dënohet me 24 (njëzet e katër) muaj pezullim nga aktiviteti.” Një tjetër futbollist i dënuar nga KF Ada është është edhe mbrojtësi Sajdi Guri, për të ciin komisioni përkatës shprehet: “Për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.”

Në kampin komplikas, Disiplina ka dënuar futbolistin e KSSH Veleçiku, Rudolf Popaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Vendimet e tjera të Komisionit të Disiplinës për këtë javë, janë:

Lojtari i Besëlidhja, Redon Danaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

KF Pogradeci, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së dështimit në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

KF Egnatia, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së dështimit në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

Zyrtari i KF Egnatia, Klaudian Dervishi,për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/2/b të KDS, dënohet me 9 (nëntë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i FK Tomori, Bledar Sinella,për sjellje josportive ndaj kundërshtarëve dhe zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 47/2/a dhe 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Shënkolli, për aktivizimin e lojtarëve që nuk kishin të drejtë të luanin në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Dytë – Grupi A, kundër KF Gramshi, në bazë të neneve 30/3 dhe 53 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 0-3 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

Lojtari i FK Skrapari, Klisman Nasufi, për sulm ndaj lojtarit të FK Skrapari, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

KS Korabi U-17, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së dështimit në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

Zyrtari i KS Korabi U-17, Sali Kallaverja, për sjellje josportive ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/2/a të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Tirana B U-19, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-19 – Grupi B, kundër Ak.Shqiponjat 2017, në bazë të neneve 30/3 dhe 53 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

FC Internacional Tirana U-17, për aktivizimin e lojtarëve që nuk kishin të drejtë të luanin në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore U-17 – Grupi A, kundër KF Tirana, në bazë të neneve 30/3 dhe 53 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 0-3.

Zyrtari i FK Apolonia U-17, Bledar Borova, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i Security Oktapus 9×9, Raimond Shala, për sulm dhe pështymjen ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të neneve 48/1/b dhe 48/1/c të KDS, dënohet me 24 (njëzet e katër) muaj pezullim nga aktiviteti.

Security Oktapus, për shkak të ndërprerjes përfundimtare të ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Futbollit 9×9, në bazë të neneve 30/1 dhe 30/4/a të KDS, humbet ndeshjen kundër Friends Team në tavolinë me rezultatin 0-3.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Egnatia U-17, Aleksandër Ibraliu, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Egnatia U-17, Alesio Tosku, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Egnatia U-17, Orgito Aliu, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img