Saturday, April 20, 2024

Basketboll Meshkuj-Afrim Bilali, prezantohet zyrtarisht si trajner i Vllaznisë

Lexo

Pasditen e djeshme është bërë e ditur arritja e marrëveshjes në mes Klubit të Basketbollit Vllaznia dhe trajnerit Afrim Bilali, në mënyrë që ky i fundit të marrë drejtimin e ekipit të basketbollit meshkuj të kuqebluve. Dhe, menjëherë paraditen e sotme, drejtuesit e klubit nuk kanë dashur të humbin kohë për fillimin e punës në krye të Vllaznisë, ndaj ka qënë sekretari i përgjithëshëm i KB Vllanzia që përmes një ceremonie modeste ka bërë prezantimin e trajnerit të ri Afrim Bilali përpara skuadrës kuqeblu, i cili zëvevdëson kështu në pankinë trajnerin amerikan ilarguar pak ditë më parë për rezultate të dobëta.

“Ndërkohë që po bëhen të gjitha përpjekjet për grumbullimin e skuadres pranë një palestre sportive jashtë qytetit, Klubi i Basketbollit Vllaznia ka prezantuar, pranë skuadrës, trainerin e kombëtares kuqezi, Afrim Bilali, me besimin e plotë në arritjen e objektivave në kampionatin kombëtarë të basketbolli.”, shkruhet në faqen zyrtare të KFB Vllaznia.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img