Thursday, April 25, 2024

Basketboll Meshkuj-Kupa e Shqipërisë/Vllaznia me Berdicen në timon dhe rikthimin e dyshes “kosovare” Shestani-Lekndreaj, fiton thellësisht me Elbasanin 101-75

Lexo

Pas humbjes zhgënjyese me Kamza Basket, Vllaznia e koshit për meshkuj është rikthyer tek fitorja. Në vijim të ballafaqimeve për Kupën e Shqipërisë, pasditen e së martës kuqeblutë janë ndeshur me Elbasanin. Takimi i luajtur në pallatin e sportit “Dhimitraq Goga” të Durrësit ka prezantuar një Vllazni me ndryshime në pankinë, por dhe në formacion.

Humbja e pësuar me ekipin e Kamzës së një kategorie më poshtë nuk është pritur mirë nga drejtuesit e koshit shkodran, të cilët vendosën të ndërpresin bashkëpunimin e trajnerin amerikan. Mathw Jones. Kështu, timonin e Vllaznisë së koshit për këtë ndeshje, por që pritet të jetë edhe më tej në vazhdimësi e ka marrë zëvendëstrajneri kuqeblu, Ervin Berdica. Por, krahas Berdices në drejtim, ndryshime ka pasur edhe në radhët e skuadrës. Dyshja titullarë kuqeblu, Robert Shestani dhe Daniel Lekndreaj që më herët konkuruan në kampionatin e basketbollit kosovar, Shestani me Vëllaznimin e Gjakovës dhe Daniel Lekndreaj me Prishtinën, tashmë janë rikthyer në gjirin e ekipit të tyre kuqeblu.

Kjo ka bërë që në fushën e lojës përball Elbasanit të kemi një Vllazni cilësorë, jo vetëm në lojë, por edhe në rezultat. Që nga fillimi i ndeshjes deri në fund skuadra shkodrane ka qënë në kryesim të rezultatit. Perioda e parë përfundon me rezultatin 27 me 22 në favor të Vllaznisë. Loja e mirë e kuqebluve vazhdon edhe në periodën e dytë, të cilën e fitojnë me shifrat 32 me 18 duke bërë që pjesa e parë të mbyllet me rezultatin 59-40. Dominimi i Vllaznisë vazhdon të jetë i dukshëm edhe pas pushimit mes dy pjesëve duke thelluar edhe më tepër shifrat e periodës së tretë sërishmi në favor të Vllaznisë. 28-19 mbyllet perioda e tretë në favor të Vllaznisë, e cila në përmbledhje të të katër periodave fikson shifrat e thella 101 me 75 në favor të Vllaznisë.

Ballafaqimet e Vllaznisë së koshit për meshkuj do të vijojnë në ditët në vazhdim edhe me dy ndeshje të tjera, Teuta – Vllaznia dhe Vllaznia – Eagles  që janë edhe ndeshjet e fundit në grupin eleminator për Kupën e Shqipërisë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img