Friday, March 29, 2024

Basketboll Meshkuj-Starton Liga Unike/ KB Peja-KB Vllaznia 90-73

Lexo

Liga Unike e Basketbollit, një nismë kjo e marrë nga dy federatat e basketbollit Shqipëri-Kosovë ka nisur sot aktivitetin e saj. Pjesë e kësaj Lige është edhe Vllaznia e Shkodrës, e cila sot ka zhvilluar ndeshjen e parë. Sipas vendimit të organizatorëve, ndeshjet do të zhvillohen të gjitha në Kosovë, kështu që pasditen e sotme në pallatin e sportit “Mizahir Isma” të Rahovecit  është luajtur ndeshja KB Peja-KB Vllaznia. Dy skuadrat në fjalë kanë pasur rastin të futen në histori si ballafaqueset e ndeshjes së parë historike të Ligës Unike. Ashtu siç është prezantuar edhe në kampionatin shqiptar, edhe në këtë ndeshje Vllaznia u paraqit me pesë lojtarë të huaj, ndërkohë që skuadra kundërshtare pejane kishte tre të huaj në përbërjen e saj.

Perioda e parë ishte më e mirë për Vllazninë, të cilën e fitoi me rezultatin e ngushtë 17 me 16. Ky ishte i vetmi kryesim i Vllaznisë në këtë ndeshje, sepse pjesa tjetër e lojës foli për ekipin kosovar. Kështu, në periodën e dytë, fituese është skuadra e Pejës me shifrat 17-26 duke e mbyllur pjesën e parë me rezultatin 34-42 në fitim të saj.

Peja vazhdon të luajë mirë edhe në periodën e tretë, të cilën e fiton me shifrat 19-23 dërsa fiton edhe të katërtën 20-25 duke e mbyllur të gjithë ndeshjen me rezultatin 73 me 90.

Sipas statistikave, Dardan Berisha i KB Peja ishte koshashënuesi më i mirë i ndeshjes me 26 pikë, ndërkohë që tek Vllaznia më i dalluari ishte amerikani Jeron Cooper që shënoi 21 pikë.

Me këtë fitore Peja kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës Unike, ku do të takohet me skuadrën e Rahovecit, e cila u kualifikua pasi Teuta e Durrësit u tërhoq nga garat.

Ndeshjet gjysmëfinale të Ligës Unike luhen më 13 prill në Durrës, ndërsa një ditë më pas në të njëjtin qytet do të luhet edhe finalja dhe ndeshja për vendin e tretë.

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img