Thursday, April 18, 2024

Volejboll Femra-Gjysëmfinalja e tretë dhuron spektakël, Tirana me përvojë fiton 3-2 përballë një Vllaznie dinjitoze me vajza të reja

Lexo

Gjysëmfinalja e tretë e fazës Play-Off në volejboll për femra mes Tiranës dhe Vllaznisë ka dhuruar spektakël. Dhe, meritë të padiskutueshme në këtë mes ka skuadra kuqeblu, e cila nën drejtimin e tajneres Nora Deda, ka bërë një prezantim tejet dinjitoz. Pas dy sfidave të para me nga një fitore për secilen skuadër, 3-1 në kryeqytet për skuadrën bardheblu dhe 3-1 në Shkodër për skuadrën kuqeblu, përballja e sotme e tretë e luajtur përsëri në kryeqytet ka qënë vendimtarja për të përcaktuar ekipin finalist.

Lufta e fortë sportive dhe rivalitei në setin e parë mbyllet me fitoren 23 me 25 nga Vllaznia. Rivaliteti dhe emocionet shkojnë në kulm në dy setet e tjera të mëpasshme ku për të përcaktuar ekpin fitues duhen pikët shtesë. 26 me 24 mbyllet seti i dytë në favor të Tiranës dhe barazim me sete 1 me 1. Emocionet shtohen edhe më shumë në setin e tretë ku përsëri me kohët shtesë, por me shifrat 26-28 fitohet nga Vllaznia duke kaluar në avantazh me sete 1-2.

25 me 19 për skuadrën bardheblu në setin e katërt duke bërë që pas rezultatit të barabartë 2 me 2 me sete, ndeshja shkon me set final duke treguar edhe një herë se të dyja skuadrat janë të denja për të shkuar në finalen e madhe për titullin kampion.

Emocione pa fund në setin e pestë që do të përcaktojë ekipin fitues. Barazpeshë pikësh në pikët e para derisa fushat ndërrohen me rezultatin minimal 8 me 7 në favor të Tiranës. Më pas barazim 8-8, 10-8 dhe 13-11 për skuadrën bardheblu, e cila falë elementit me më shumë përvojë në gjirin e saj përballë një Vllaznie me vajza të reja shënon edhe dy pikët vendimtare duke e mbyllur setin final me shifrat 15-11 dhe duke e fituar të gjithë ndeshjen me rezultatin 3 me 2.

Një sukses ky për Tiranën dhe trajnerin e saj Adrian Gorenca që kualifikohet për në finale ku do të diskutojë titullin kampion me Partizanin, i cili nga ana e tij eleminoi në gjysëmfinale Barleti Volej.

Ndërkohë, edhe pse nuk shkoi në finale, Vllaznia dhe veçanërisht trajnerja e saj e Nora Deda, e cila mori drejtimin kuqeblu këtë sezon në një situatë krize të kësaj skuadre, meritojnë përgëzimet më të mëdha. Mosha e re, pasioni dhe të dhënat premtuese që disponojnë vajzat e reja shkodrane janë një garanci për një të ardhme të suksesshme të kësaj skuadre, e cila duket se po rikthen traditen e mirëfilltë të Vllaznisë në volejbollin e femrave.

Në mbyllje, është me interes që publiku të njihet konkretisht me protagonistët e skuadrës kuqeblu në sezonin sportiv 2020-2021. Esmeralda Tuci, Shqipe Molla, Klodeta Zhivani, Izabela Dodani, Sarah Beci, Iris Bardeli, Danjela Kodra, Diana Vistaraj, Elidona Lakti, Liridona Kodra, Laura Ballçiti dhe Amy Velija. Këto janë volejbollistet e Vllaznisë që së bashku me trajneren Nora Deda dhe kolegun e saj Ardian Dodani meritojnë respektin e duhur për përfaqësim dinjitoz në fushën e lojës.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img