Wednesday, April 24, 2024

Basketboll Meshkuj Superiore/Kryendeshja e javës së 13-të, Vllaznia-Partizani

Lexo

Basketbolli shqiptar rikthehet në parket këtë mesjavë për ndeshjet e javës së 13-të të Kampionatit Kombëtar-Kategoria Superiore. Çifti më i fortë i kësaj jave pritet të jetë, ai Vllaznia-Partizani, takim i cili do të luhet të mërkurën në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” duke filluar nga ora 19.00. Vllaznia e Afrim Bilalit kërkon që të rikthehet tek fitoret, kjo dhe pas disfatës në Durrës, 77-101, ndërsa Partizani të vijojë të shpresojë në hapin fals të Tiranës për të kapur vendin e katërt. Aktualisht duket e vështirë, sepse Tirana, që do të jetë në Xhafzotaj ndaj Goga Basket, ka 17 pikë e Partizani 14 pikë. Në Durrës, Teuta pret Barleti Eagles, në një ndeshje me difereca në nivele në favor të durrsakëve.

Në kategorinë e pare meshkuj, Kamza Basket që tashmë e ka siguruar daljen në Superligë luan me Skënderbeun, ndërsa Dinamo pret Flamurtarin, i cili ka forcuar vendin e dytë për të luajtur në Play-off me shumë mundësi ndaj Partizanit.

Tek femrat që luajnë për Kategorinë e Parë spikat derbi Partizani – Tirana, ndërsa Flamurtari kryesues do të jetë përballë Studentit dhe Shoqata e Klub Basketboll Tiranës ndaj Apolonisë, ndërkohë që Vllaznia pret po të mërkurën në orën 17.00 Apoloninë në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img