Elbasani U20-Vllaznia U20, 47-53(13-13, 10-15, 14-12, 10-13)
Vllaznia U20: Sead Kopliku, Gersi Kroni, Klevi Katana, Eldis Miruku, Sidrit Prianaj, Bujar Tafa, Islail Shabaj, Redian Bilali, Ilario Sokoli. Trajner: Roni Gjeçaj
Vllaznia e basketbollit meshkuj për kategorinë U20 është rikthyer në kampionat duke bërë një paraqitje mjaft të mirë. Pas ndeshjes së tretë të Kampionatit Kombëtar U-20, me dorëheqjen e trajnerit Kristian Koqeku, ekipi Vllaznia U-20 pësoj një reformim pothuajse total duke ngelur me 4 lojtar nga ekipi që filloi kampionatin.
Shoqata e Basketbollit Vllaznia, si fillim vendosi trajner Roni Gjeçaj, i cili është gjithashtu edhe zv.trajner në ekipin e parë dhe pastaj vazhdoi me seleksionimet duke testuar lojtarët nga ekipi i parë, ai U-18 dhe U-16 ku u përzgjodhën elementet e perspektives.
Në këtë mënyrë, u mundësua që Vllaznia të vijonte kampionatin dhe aktualisht numëron 5 fitore dhe 6 humbje në total duke u pozicionuar momentalisht në vendin e katërt me 3 ndeshje të prapambetura.
Fitorja e fundit e Vllaznisë U21 është ajo e arritur pasditen e së martes duke mundur në transfertë ekipin e Elbasanit me rezultatin 47-53 duke siguruar fitoren e tretë dhe të dytën rradhazi ndaj Elbasanit. Dy fitoret e tjera erdhen në Shkodër respektivisht ndaj ekipit të Goga Basket me rezultatin 87-55 dhe me Elbasanin 77-48.
Referuar sfidës të së martës ndaj Elbasnait, pas barazimit në periodën e parë, 13-13, Vllaznia fiton të dytën 10-15 duke shkuar në pushimin mes dy pjesëve me avantazhin 23-28.
Elbasani vendas, fiton periodën e tretë 14-12, por Vllaznia rikthehet tek fitorja në periodën e katërt 10-13 duke e mbyllur me fitore të gjithë ndeshjen 47-53.
Me këtë fitore, Vllaznia U-20 futet në zonen Play Off dhe për momentin, me 3 fitore radhazi renditet në vendin e 4 me 5 fitore dhe 6 humbje, ndërkohë që duhet thënë se ka 3 ndeshje më pak se kundërshtarët e saj.
Spikatjen më të madhe në radhët e këtij ekipi po e bën Sead Kopliku, pjesëtar gjithashtu edhe i ekipit të parë me 30.7 pikë për ndeshje duke qënë pikëshënuesi më i mirë i kampionatit.
Ndeshjen e rradhës Vllaznia e basketbollit meshkuj U20 do ta luajë ndaj Partizanit në pallatin e sportit “Asllan Rusi” të kryeqytetit.
Gaspër MARKU