Zelandë e Re-Egjipt 1-3(Shënues: Surman 15’/Ziko 58’, Salah 67’, Trezege 82’)
Egjipti ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt fazës me eliminim direkt të Kupës së Botës 2026 duke mposhtur me përmbysje Zelandën e Re me rezultatin 1-3 në ndeshjen e dytë të Grupit G.
Sfida nisi më mirë për përfaqësuesen e Zelandës së Re e cila befasoi Egjiptin që në minutën e 15-të.
Surman përfitoi nga një aksion i mirë i skuadrës së tij dhe dërgoi topin në rrjetë duke kaluar Zelandën e Re në avantazh 1-0.
Pavarësisht goditjes së hershme Egjipti reagoi dhe mori gradualisht kontrollin e lojës.
Përpjekjet e Egjiptit u shpërblyen në minutën e 58-të kur Ziko realizoi golin e barazimit duke rikthyer ekuilibrat në takim.
Vetëm nëntë minuta më pas ylli i skuadrës Salah shënoi në minutën e 67-të dhe përmbysi rezultatin duke i dhënë epërsinë ekipit të tij në momentin më të rëndësishëm të ndeshjes.
Me Zelandën e Re të hedhur në sulm në kërkim të barazimit Egjipti gjeti hapësira dhe vulosi fitoren në minutën e 82-të.
Trezege finalizoi një aksion të shpejtë dhe çoi shifrat në 3-1 duke i dhënë fund çdo dileme për fituesin.
Falë këtij suksesi Egjipti mer tre pikë shumë të vlefshme dhe futet fuqishëm në garën për kualifikim nga Grupi G.
Nga ana tjetër Zelanda e Re pëson një humbje që e vështirëson ndjeshëm misionin e saj për të vazhduar më tej në turne.
Me përfundimin e ndeshjeve të dyta Grupi G mbetet plotësisht i hapur me kualifikimin që do të vendoset në 90 minutat e fundit të fazës së grupeve.
Fatos LAMAJ


