Sunday, November 24, 2024

Basketboll- Problemet finaciare. Ekipet e Vllaznisë, femra dhe meshkuj, nuk marrin pesë në Kupën e Federatës!

Lexo

Aktiviteti i parë kombëtar për sezonin e ri në sportin e basketbollit është Kupa e Federates Shqiptare të Basketbollit për femra dhe meshkuj. Aktivitet ky që do të zhvillohet në pallatin e sportit “Dhimitraq Goga” të Durrësit nga 25-29 Shtator.

Ajo që të bie në sy është mungesa e dy ekipeve të Vllaznisë. Konkretisht, në garën e femrave në konkurim janë katër ekipe, Flamurtari, Teuta, Partizani dhe Tirana, ndërsa tek meshkujt, Apolonia, Partizani, Kamza, Flamurtari, Besëlidhja dhe Tiranë.

Nga sa bëhet e ditur, mungesa e dy ekipeve të Vllaznisë në Kupën e Federatës vjen nga mungesa e financave të duhura për të mbuluar shpenzimet e udhëtimit drejt Durrësit ku do të luhen ndeshjet në fjalë.

Mesa duket, Shoqata e Basketbollit Vllaznia e ka parë më të arsyeshme që duke qënë se aktiviteti në fjalë nuk është i një rëndësie të madhe, të përqëndrohet me tepër tek proçesi stërvitor në mjediset e pallatit të sportit “Qazim Dervishi” dhe ndërkohë të shikojë mundësinë për ndonjë ndeshje miqësore në fushën e tyre.

Për këtë, gjithnjë nga burimet pranë shoqatës së basketbollit Vllaznia, bëhet e dikur se javën e ardhshme në Shkodër mbërrin një ekip i Superligës malazeze të basketbollit për miqësoren e parë ndaj ekipit kuqeblu.

Një miqësore kjo që pritet t’i shërbejë trajnerit të Vllaznisë Damian Bekteshi për të testuar skuadrën dhe sidomos basketbollistin amerikan Craig Lamont Sabb, i ardhur mbrëmjen e së hënës në Shkodër për t’u bërë pjesë e Vllaznisë.

Duke pasur parasysh elementin e pakët që ka në dispozicion, me ardhjen e këtij basketbollisti skuadra kuqeblu pritet të marrë një formë më të plotë në prag të nisjes së Kampionatit të Superligës, java e parë e të cilit pritet të startojë në dhjetëditëshin e parë të tetorit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img