Friday, May 3, 2024

Futboll Kategoria e Parë-Të merkurën dhe të enjten ndeshjet e javës së pestë. Spikasin, sfidat, Bylis-Korabi dhe Besa-Elbasani

Lexo

Kategoria e Pare do te luaj ne mesjave ndeshjet e javes se 5-te.  Takime qe premtojne spektakel dhe do te luhen te gjitha ne oren 15:00 por ne dy dite te ndryshme.

Të merkurën eshte ne program vetem nje ndeshje. Kastrioti dhe Luzi do te perplasin “briret” mes tyre ne Fushe-Kruje. Si krutanet ashtu edhe kavajasit ndodhen ne zonen poshte ne tabelen e klasifikimit dhe ne përballjen mes tyre kerkojn fitoren e pare.

Te enjten do te luhen sfidat e tjera. Bylisi pret Korabin ne “Adush Muça”. Nje duel qe pritet te jete i luftuar ne fushen e lojes. Ballshiotet kryesojne dhe do te synojne nje tjeter 3 pikesh per te mbajtur kreun,ndersa skuadra nga Peshkopia kerkon vazhdimesin.

Nje tjeter duel interesant eshte mes Vores dhe Tomorit. Voraket kerkojne rikthimin te fitorja,teksa perballe gjejn beratasit e vendit te 3-te. Lushnja nga krahu tjeter pret Flamurtarin. Te dyja ekipet vijne pas fitoreve ne javen e kaluar dhe do te synojne vazhdimesin ne kampionat.

Apolonia kerkon te hedh prapa kraheve humbjen me Elbasanin,teksa ne kuader te javes se 5-te do te pres Burrelin ne Fier. Nderkohe takimi i fundit do te jete mes Beses dhe Elbasanit. Kavajasit kerkojne fitoren ne shtepi,teksa perballe gjejne kryesuesit e kampionatit. Elbasanasve nga ana tjeter nuk u tolerohen hapa fals,pasi ne te kundert rrezikojne vendin e pare.

Fastos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img