Thursday, May 16, 2024

Pragndeshja, Vllaznia-Egnatia. Memelli vlerëson kundërshtarin, por beson shumë tek forma e mirë që po kalon skuadra e tij në marrjen e tre pikëshit në këtë përballje

Lexo

Vllaznia-Egnatia, takim që luhet nesër në stadiumin “Loro Boriçi” duke nisur nga ora 18:00 është padyshim kryendeshja e javës së gjashtë të Abissnet Superiore. Mysafire në Shkodër është Egnatia kryesuese e tabelës së klasifikimit me 10-të pikë dhe Vllaznia vendase e treta në renditje me 8 pikë. Në prononcimin e dhënë një ditë përpara kësaj ndeshje, trajneri Memelli, vlerëson skuadrën kundërshtare, por nga ana tjetër, beson shumë tek skuadra e tij që me formën e mirë sportive që disponon, jep garanci për të marrë një rezultat pozitiv.

“Jo pa qëllim çdo skuadër mban në organikën e tyre 24-25 lojtarë. Diku në një moment për dëmtim ose çështje kartonësh, i vjen radha dikujt tjetër dhe duhet të bëjë mirë për klubin dhe për veten e vetë. Ndeshjet janë shumë afër. Po luhen nga 100 minuta. 102 ishin me Teutën. Plus dhe 30 minuta nxehja, shkon 130 minuta. Konsumi i pjesës fizike është i madh. lojtarët janë koshient për këtë, ne jemi koshientë për këtë. Mundohemi që të riaftësojmë sa më në kohë lojtarët dhe të ecim sa më mirë.

Kemi rikuperuar Juriç, do ta kemi nesër në skuadër. Kemi marrë lajm të mirë për Qarrin që nuk ka atë shkallë dëmtimi që mendohej. Kemi marrë dhe lajmin për Asanin që nuk do të mungojë po aq gjatë sa u tha në fillim. Na gëzon fakti që nuk do ta kemi jashtë Qarrin për shumë kohë. Kristi ka bërë shumë mirë këtë javë. Një djalë fantastik që nuk dorëzohet kurrë. Nuk duam ta fusim në lojë, duke qenë se mendohet që do e kemi gati për dy javë.

Është ndeshje e vështirë, sepse Egnatia ka elemente shumë cilësorë brenda. Nesër duhet të bëjmë një lojë në grup. Është një skuadër solide. Ajo çka më pëlqeu në ndeshjen me Teutën, si rrallë herë nga ndeshjet e tjera, të gjithë lojtarë kanë bërë mirë. jo sepse u fitua ndeshja, por krijimtaria në lojë ka qenë e mirë. shpresoj që dhe nesër të jemi në të njëjtën qasje në lojë. Të kemi kujdes dhe ekuilibër në të dyja fazat e lojës.

Në momentet e para që kemi qenë këtu, vlerësimi im maksimal për lojtarët e Vllaznisë, për lojtarët që unë stërvit është në lartësinë e duhur, se asgjë tjetër nuk më bind mua se mund të ketë lojtarë më të mirë sesa këta. Kështu duhet të jetë dhe besimi që ata duhet të kenë për vete dhe lartësimi që duhet t’i bëjnë klubit. Për sa kohë të jemi të qartë me veten tonë dhe për sa kohë lojtarët do të kenë bindje në kokën e tyre se do të jenë as më lart as më poshtë, por në të njëjtin nivel me skuadrat e tjera, gjërat do të shkojnë shumë mirë. Vllaznia ka lojtarë shumë të mirë, lojtarë që ulin kokën, punojnë dhe kështu do të shkojë gjithmonë. Nuk ka vend për të ulur ose për të ngritur skuadrat e tjera. Ju kam thënë që skuadrat janë aty-aty. Të gjitha luftojnë, të gjitha kanë në organikat e tyre lojtarë. Edhe ne jemi këtu dhe do të vazhdojmë të japin suportin maksimal për të qenë në lartësinë e duhur dhe për të ecur përpara”, u shpreh trajneri kuqeblu Migen Memelli gjatë konferencës për shtyp dhënë për mediat.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img