Tuesday, October 8, 2024

Basketboll-Të mërkurën, java e dytë, Vllaznia për femra dhe meshkuj luan në transfertë

Lexo

Ndërprerja e aktivitetit zyrtar të sportit të basketbollit për një periudhë 11 mujore ka krijuar një problem shumë të madh në lidhje me organizimin e kampionateve kombëtare të të gjitha kategorive. Rifillimi i kampionatit fundjavën e kaluar ishte sinjali më i mirë për komunitetin e sportit të koshit. Por, nisur nga koha e humbur, për vijueshmërinë e veprimtarive kombëtare, përfshirë edhe Kupën e Shqipërisë, pritet të ketë një ngjeshje tejet të madhe të ndeshjeve, ku kalendari i ndeshjeve shkon deri në tre ballafaqime në javë. Një ngjeshje kjo kaq e madhe, e cila pritet të paraqesë jo pak problem në lidhje me përballimin e ekipeve dhe vetë sportistëve në aspektin fizik.

Referuar ekipeve kuqeblu, java e parë nuk nisi aspak mirë për ekipin e meshkujve, i cili u mund nga Teuta në transfertë me rezultatin 92 me 80. Një humbje e cila nuk u prit mirë në opinionin sportive shkodran duke pasë parasysh blindimin e skuadrës me trajner dhe basketollistë amerikan. Megjithatë, sipas drejtuesve të KB Vllaznia, një nga faktorët e humbjes n Durrës ka qënë edhe koha shumë e shkurtër që Vllazni pati në dispozicion për organizimin dhe harmonizimin e skuadrës me lojtarët e huaj që mbërrin në Shkodër vetem 2-3 ditë përpara starrit të kampionatit. Të enjten, Vllaznia e koshit për meshkuj luan përsëri në transfertë përballë ekipit Eagles, ndeshje e planifikuar të startojë në orën 17.00 në pallatin e sportit “Ramazan Njala” të Durrësit. Përballje kjo, e cila pritet të kalohet me skuadres nga skuadra kuqeblu.

Nga ana tjetër, Vllaznia e koshit për femra e drejtuar nga trajneri Bledar Gjeçaj e filloi mjaft mirë kampionatin duke mundur në Shkodër Studentin me rezultatin 68 me 60. Ndërkohë, që për javën e dytë kalendari e vendos të luajë nesër në transfertë një ndeshje shumë të fortë përballë Flamurtarit, pretendentes kryesore për titullin kampion.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img