Dinamo-Vora 0-1(Shënues:Gjyla 10′)
Dinamo:Teqja,Xhejms,Meta,Aliji,Hoxhallari,Ruçi,Metaj,Manellari,Vila,Farruku,Adamu Trajner:Ilir Daja
Vora:Harizaj,Zuna,Shiba,Shehi,Dionellis,Kashari,Frroku,Gjyla,Barjamaj,Karrica,Pedro Trajner:Arjan Bellai
Gjyqtarë:Ermis Çelaj(Vlorë),Ilir Tartaraj(Fier),Taulant Kasa(Vlorë),Enea Jorgji(Elbasan) Var:Klodian Prenga(Laç) Avar:Albert Doda(Tiranë) Delegat:Mario Kërtusha(Durrës) Vëzhgues:Albano Janku(Tiranë)
Vora ka bërë surprizën në javën e parë të Abisnet Superiore, duke mposhtur me rezultatin 1-0 Dinamon në “Elbasan Arena”.
Dinamo e nisi sfidën me rotacion duke menduar edhe për ndeshjen e mesjavës në Europë, ndërsa Vora e shfrytëzoi më së miri këtë mundësi.
Ishte sulmuesi Gjyla që shënoi në minutën e 10-të duke i dhënë avantazhin skuadrës së Vorës, e cila më pas u mbrojt me shumë forcë dhe disiplinë.
Vora lejoi pak raste përballë portës së Harizaj dhe arriti ta ruaj avantazhin deri në fund, duke mar tre pikë shumë të rëndësishme në startin e kampionatit.
Një rezultat i rëndësishëm për Vorën, përballë një Dinamo që edhe këtë sezon shihet si një nga pretendentet për titullin kampion.
Ndeshja u shoqërua me tension dhe disa kartonë të verdhë, ndërsa gjyqtari Çelaj ndëshkoi gjithashtu me karton të kuq zëvendëstrajnerin e Dinamos Renaldo Kalari.
Fatos LAMAJ


