Egnatia-Tirana 3-0(Shënues:Diabate 9’, Ajeti 29’, Sota 40’)
Egnatia:Tandilashvili,Aliev,Diabate,Albanese,Kacbufi,Kryeziu,Ajeti,Sota,Jago,Bakalli,Montenegro Trajner:Nevil Dede
Tirana:Bekaj,Ndong,Myslovic,Vogli,Alvarez,Tare,Xhixha,Bami,Qerimaj,Maci,Meta Trajner:Dean Klafuriç
Gjyqtarë:Emanuela Rusta(Elbasan),Arbër Zalla(Tiranë),Emigers Ganxhi(Elbasan),Olti Çela(Lushnje) Var:Juxhin Xhaja(Tiranë) Avar:Enis Dishani(Elbasan) Delegat:Marjus Sulejmani(Tiranë) Vëzhgues:Arjan Mali(Patos)
Egnatia ka nisur sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme, duke mposhtur 3-0 Tiranën në një ndeshje të dominuar nga kampionët në fuqi.
Rrogozhinasit zhbllokuan takimin që në minutën e 9-të me Diabate, duke marrë avantazhin e parë.
Egnatia vijoi të kontrollojë ritmin dhe në minutën e 29-të ishte Ajeti që dyfishoi shifrat.
Egnatia nuk u ndal me kaq, pasi në minutën e 40-të realizoi edhe golin e tretë me anë të mbrojtësit Sota.
Në pjesën e dytë Egnatia administroi avantazhin dhe siguroi një fitore të pastër ndaj Tiranës, duke dhënë një sinjal të fortë që në nisje të kampionatit.
Fatos LAMAJ


