Thursday, March 28, 2024

Fitoi derbin me Tiranën 2-0, Drejtori i Përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama, vlerëson skuadrën dhe konfirmon objektivin e titullit kampion.

Lexo

Javën e kaluar në Shkodër, teksa Partizani i tij mundej nga Vllaznia në çerekfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë, drejtori i përgjithshëm i të  kuqve është parë të qëdronte gjatë në dhomat e zhveshjes të stadiumit “Loro Boriçi” me trajnerin Kolela dhe stafin e tij. Për momentin, u mendua për një shkarkim të trajnerit Italian, por më pas u mësua e verteta që kishte të bënte me atë që tekniku kishte kërkuar dorëhëqjen, por Rama, ka këmbëngulur që ai të vijojë punën në krye të Partizanit. Dhe, duket se drejtori i përgjithshëm Rama dhe presidenti Gaz Demi, nuk kanë gabuar, sepse Kolela dhe skuadra ia shpërblyen me fitoren në derbin e Tiranës duke mundur bardheblutë me rezultatin 2-0.

“Janë ditë pune të zakonshme, me problematikat e përditshme, të njerëzve që mundohen të ngrejnë nivelin e Partizanit. Mbas humbjes me Vllazninë, kërkonim që lojtarët të shpreheshin me karakterin që kanë dhe e treguan në fushë. Titulli është një objektiv i vogël, ne punojmë për të rritur nivelin e ekipit dhe të krijojmë një ekip që të fitojë në vazhdimësi. Në fund bëhen llogaritë. Në qoftë se vazhdojmë me këtë shpirt gare dhe këtë karakter në fund to t’i bëjmë llogaritë dhe do të dalim mirë.

I pranojmë komplimentet gjithmonë, nuk na bëjnë shpesh. Është më lehtë të përgatisësh një derbi se një ndeshje me ekipet e vogla provinciale. Lojtarët kanë motivimin e duhur, detyra jonë është t’i kujtojmë çdo të thotë të jesh profesionist çdo ditë dhe çdo natë. Është një kampionat interesant, që çdo javë po bëhet edhe më interesant. Ekipet humbasin pikë me ekipe të thjeshta në lehta. Tirana është aty, është Egnatia, Vllaznia, mbasi e ka lënë pak “treni” Erzenin. Teuta po ngjitet. Janë ekipe që mund të vështirësojnë jetën çdo ndeshje.

Unë mundohem të jem më koherent, rezultati nuk është gjithmonë gjëja që më shumë më intereson. Dua të komplimentoj arbitrat, mbajtën një metër, u lejua lojë burrërore, nuk do të ketë kontestime nga palët. Është një sukses për arbitrat. Duhet të jenë të padukshëm dhe të vendosnin drejtësi. Edhe arbitrat kanë nevojë për besim dhe duhen ndihmuar”, tha ndër të tjera, drejtori i përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img