Portieri i kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, largohet nga Torino për të nisur një aventurë të re në Toskanë. Berisha është tranferuar të skuadra e Empolit, një përpjekje e kësaj skuadre që mos të bije nga liga këtë sezon dhe do të luajë për këtë skuadër për tri vitet e ardhshme.
Pas Lazio, Atalanta, Spal dhe Torino, ai do të mbrojë portën e Empolit në kampionatin italian. Tek Empoli gardiani kuqezi do të bashkohet me dy lojtarë të tjerë shqiptarë, Ismajlin dhe Shpendin.