Berisha mbet në Seria A dhe zyrtarizohet te Empolit

Portieri i kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, largohet nga Torino për të nisur një aventurë të re në Toskanë. Berisha është tranferuar të skuadra e Empolit, një përpjekje e kësaj skuadre që mos të bije nga liga këtë sezon dhe do të luajë për këtë skuadër për tri vitet e ardhshme.

Pas Lazio, Atalanta, Spal dhe Torino, ai do të mbrojë portën e Empolit në kampionatin italian. Tek Empoli gardiani kuqezi do të bashkohet me dy lojtarë të tjerë shqiptarë,  Ismajlin dhe Shpendin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu