Disa dite me pare presidenti Nexhat Bizhdili deklaronte plot entuziazem se kishte gati nje “ushtri” me futbolliste duke specifikuar edhe nga do te vinin ata. Te njejten gje e konfirmoi edhe trajneri Lorenc Pashja. Kaq mjaftoi qe tifozet te mernin zemer dhe besonin vertet se diçka e mire po vjen. E megjithate deri me tani mungojne prezantimet.
Tashme qe na ndajne dy jave nga starti i fazes pergatitore askush nuk di te thote çfare Bese do te shohim sezonin 2023-2024. Mund te ndodhë te krijohet një ekip i forte por deri me sot numerohen me gishta lojtarët qe kan mbetur pjese e organikes se verdhezinjve.
Jan larguar thuajse pjesa kryesore e formacionit duke filluar nga Dobjani, Ramilli, Reçi, Dalipi, Raza, Onuh dhe Ntepe, nderkohe qe emra si Nurja, Osma, Sulovari, Hoxha e te tjere nuk e konfirmojne as qe do te qendrojne as qe do te largohen, por thone se po flasin me presidentin.
Ne keto kushte kur dihet edhe publikisht se Besa do te luaje jashte Kavajes, fillimi i korrikut pritet me kersheri te madhe se çfare do te ndodhe me ekipin. Besohet se nga e hena e ardhshme do te mesojme edhe emrat e pare fillimisht te atyre qe do te rinovojne dhe paralelisht atyre qe do te vijne si perforcime. Beses do ti duhet te riformatoj te tria repartet pas largimeve te shumta.
Fatos LAMAJ