Saturday, July 27, 2024

Besnik Duli, trajneri i ri i Veleçikut. “Situatë e vështirë, mbijetesa në kategori objektivi momental, në vazhdim, mund të rritemi…”, deklaroi Duli

Lexo

Besnik Duli, një nga emrat më të njohur të futbollit në zonën e Koplikut dhe të Malësisë Madhe, si futbollist dhe si trajner, është rikthyer sërishmi në drejtimin e ekipit të Veleçikut.

Prezantimi i tij si trajner i Veleçikut është bërë pasditen e së hënës nga drejtori sportiv i koplikasve, Nuri Rexhaj, i cili ndër të tjera ka bërë të ditur që krahas trajnerit të parë Besnik Duli është vendosur edhe zëvendësi i tij, Ardian Vuçaj.

Drejtori Rexha ka përcjellë vlerësime për figurën e trajnerit Duli, i cili ka një përvojë shumë të gjatë, prej 21 vitesh si trajner tek Veleçiku, ndër të cilat në 7 sezone e ka drejtuar Veleçikun në kategorinë e parë.

Aktualisht, prej 2-3 sezonesh, Veleçiku luan në kategorinë e dytë të futbollit shqiptar, në një pozicion që në fakt nuk i shkon aspak traditës së mirëfilltë të kësaj skuadre. Përpjekjet e trajnerit Haris Lika më herët dhe më edhe të lezhjanit Dritan Smmajli nuk patën sukses për ta rikthyer Veleçikun në kategorinë e parë.

Barra, tashmë i bie trajnerit Besnik Duli për realizimin e një objektivi të tillë, por për situatën jo të mirë organizative që po kalon Veleçiku, trajneri Duli e shikon të vështirë.

“Kërkoj nga sportistët të kenë një vlerësim maksimal në seancat stërvitore për të arritur qëllimin minimal, që ka për momentin ekipi i Veleçikut për të mbijetuar në kategorinë e dytë. Me kalimin e javëve në vazhdim do të shikojmë edhe afrimet dhe do të nxjerrim konkluzionet për vazhdimësinë. Gjithësesi, ne do të punojmë maksimalisht, sepse ekipi i Veleçikut ka një emër, ka një traditë, dhe nuk është në traditën ne Veleçikut që të rrijë në kategorinë e dytë, por ne minimalisht, këtë kemi si objektiv, me kalimin e kohës do të shikojmë dhe do të kërkojmë të ngjiteni sa më lart”, u shpreh tekniku Besnik Duli në ceremoninë prezantuese përpara skuadrës koplikasve.

Ndërkohë, gjatë prononcimit të tij në ceremoninë prezantuese, trajneri Duli përfitoj nga rasti të falenderoj kryetarin e Bashkisë për besimin që i dha për të drejtuar Veleçikun.

Ai falenderoj gjithashtu edhe gazetarët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin me to, të cilët kanë kontribuar nga ana e tyre per arritjen e ketij konfirmimi që ai të jetë sot në drejtimin e Veleçikut.

“Gjithashtu, kërkoj nga drejtori sportiv, Nuri Rexha dhe Bashkia Koplik, e cila nëpërmjet kryetarit Tonin Marinaj ka deklaruar mbështetjen maksimale në të gjitha aspektet, që një gjë të tillë ta konkretizojë, për të mos i munguar asgjë skuadrës në aspektin organizativ.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img