Në kryeqytetin Hollandez, Amsterdam, është zhvilluar Workshopi i Drejtoreve Sportive të organizuar nga Shoqata e Klubeve Evropiane.
Pjesëmarrës në këtë Workshop ka qënë edhe sekretari i përgjithshëm i KF Vllaznia, Blendi Dibra, i cili gjatë diskutimeve me të ftuarit ka trajtuar tre çështje kryesore:
- Rëndësia e krijimit të modeleve standarde për klubet që t’i ndihmojnë ata të bëjnë transferime të sigurta.
- Klubet evropiane të kenë më tepër vëmendje dhe rëndësi prioritare të drejtës për të ëndërruar, për lojtarët e rinj të talentuar nga rajoni i Ballkanit, duke u ofruar atyre mundësi për zhvillim të mëtejshëm të karierës personale.
- Për shumicën e klubeve në Ballkan do të ishte shumë e dobishme të sigurohen modele të sukseshme të menaxhimit të stadiumeve për ti shndërruar ato si burim të rëndësishëm të ardhurash.
Në këtë event morën pjesë 120 klube nga më shumë se 40 vende duke mbledhur komunitetin e drejtorëve sportivë dhe zyrtarëve të tjerë të klubeve të ngarkuar me rekrutimin dhe skautimin e lojtarëve.