Thursday, April 25, 2024

Boks-Botërori i Uzbekistanit, sot ngjiten në ring dy boksierët tanë: Denis Nurja dhe Krenar Zeneli

Lexo

Kampionati Botëror i boksit, i cili po zhvillohet në Tashkent të Uzbekistanit që nga data 1 maj, sot është në ditën e tretë të tij. Sipas informacionit të marrë nga trajneri i ekipit kombëtar të Shqipërisë, Lazarin Vila, i cili shoqëron ekipin së bashku me kolegun e tij, Gëzim Zeneli Uzbekistani, në programin e ditës së sotme do të boksojnë edhe dy boksierët shqiptarë, Denis Nurja dhe Krenar Zeneli.

I pari që do të ngjitet në ring është Denis Nurja i kategorisëi 71 kg, i cili do të boksojë me Prince Aaron (TTO). Për boksierin tonë Nurja, është ndeshja e 9-të në rringun A, e cila pritet të fillojë rreth orës 13:00 me oren e Shqipërisë.

Ndërsa, ndeshja e dytë për Shqipërinë gjatë ditës së sotme është ajo e Krenar Zenelit i kategorisë 60kg, i cili do të boksojë me Quiles Brotons Jose (ESP).  Ndeshja e Zenelit është e dyta në rringun B dhe orari i filli8mit të saj është rreth ores  15:15 me oren e Shqipërisë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img