Thursday, April 25, 2024

Mungesa e bilbilit të Enea Jorgjit në futbollin shqiptar, kërkon një pergjigje!

Lexo

Duke qene se nje prej arbitrave me te mire te vendit tone i cili muajin e kaluar vendosi drejtesi ne ndeshjen e Liges se Konferences mes Fiorentines dhe Sivasporit nuk gjykon prej disa javesh patjeter qe terheq nje vemendje.

Nuk dihet nese Jorgji ka ndonje problem qe po e mban larg fushes ose ndonje demtim te mundshem, apo ka te beje me deklarata qe gjyqtari ka bere rreth nje muaj me pare e cila ishte si “fishkellime” per FSHF-ne qe e ka harruar deri tani, apo eshte ndonje arsye tjeter.

Arbitri Enea Jorgji ka bere se fundmi nje rrefim teper interesant teksa foli “pa doreza” nga hapat e para drejt profesionit te tij te momenti me i veshtire ne fushen e blerte dhe ndeshja me emocionuese deri tani.

I ftuar ne nje nga emisionet televizive nje muaj me pare,  Jorgji ka lene pas te shkuaren teksa ka folur pas 6 vitesh edhe per ndeshjen e shemtuar mes Kukesit dhe Skenderbeut qe do te mbetet gjate ne memorien e futbollit shqiptar.

I pyetur per kete duel arbitri nga Elbasani u shpreh se nuk ishte Enea ai i asaj ndeshjeje duke lene te kuptohet se problematika ka qene me e thelle dhe nuk ishte thjesht nje gabim apo nje dite “jo” e tij.

“Momenti me i veshtire ne karriere ka qene nje ndeshje qe vendosi sezonin mes Kukesit dhe Skenderbeut. Me vendimmarrjet e mia ate kohe u acaruan tifozet por gjithçka eshte lene pas tani me dhe besoj se gjithsecili duhet ta kete kuptuar qe nuk ka qene Enea ai i asaj ndeshjeje”, tha Jorgji nje muaj me pare ne intervisten e dhene.

Kujtojm qe Enea Jorgji prej 2 vitesh eshte vleresuar me rritje gradash dhe tashme ai mund te gjykoj ne te gjitha kompeticionet madhore. Kete sezon arbitri 39 vjeçar i kolegjiumit te Elbasanit ka drejtuar ne te gjitha kompeticionet 27 ndeshje te ndara si me poshte:

Europa Lige 3 ndeshje(Kartone te verdhe 11,Kartone te verdhe+te kuq 1)

Uefa Konference Lige 1 ndeshje(Karton te verdhe 7,Karton te kuq 1)

Kualifikuese te Europa Lige 1(Karton te verdhe 6,Karton te verdhe+te kuq 1)

Kualifikueset e Kampionatit Europian 1(Karton te verdhe 3)

Miqesore Nderkombetare 2(Karton te verdhe 7+te kuq 2,Karton te kuq 1)

Kualifikueset e Champions League 1(Karton te verdhe 4)

UEFA Nations League 1(Karton te verdhe 3)

Kategoria e Pare 4(Karton te verdhe 19+te kuq 2)

Abisnet Superiore 13(Karton te verdhe 58+te kuq 3,Karton te kuq 4) ku te permbledhura ai ka 27 ndeshje 118 karton te verdhe pas dy te verdhave ka nxjer 9 karton te kuq dhe karton te kuq direkt 6.

Por  te thuash te verteten pa komplekse mesa duket se FSHF-se nuk i pelqen dhe kjo ka bere qe nga 2 prilli Enea Jorgji te mos jete ne asnjeren nga ndeshjet ne Kampionatin tone te futbollit.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img